Arrestohet një shtetas i Huaj në Ferizaj, pasi i vjedh para një femre

Autori:Gazeta Fjala

604d878962c8d9149429808c5c8f0f59

Një shtetas i huaj është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti nga xhepi i viktimës femër i ka vjedhur 50 euro para të gatshme.

Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:00 në Rrugën “Liman Rekaj”, shkruan gazeta inFokus

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu tri orë më vonë në të njejëtën rrugë, “Liman Rekaj” , në Ferizaj sipas policisë janë arrestuar dy pasi që të njëjtit janë kapur në flagrance duke vjedhur.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta inFokus/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohet-nje-shtetas-i-huaj-ne-ferizaj-pasi-i-vjedh-para-nje-femre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala