Arrestohet një person për vjedhje të rëndë, në Gjilan

Autori:Gazeta Fjala

yyyyyyy00000

Me 19 prill 2019, rreth orës 09:40, ishte paraqitur një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ që kishte ndodhur në një objekt shumëkatësh qe është në ndërtim e sipër këtu në Gjilan.

Sipas ankuesit në objektin e tij nga person-a , të panjohur iu kishin vjedhur kabllot elektrike në gjatësi: 2.388 m, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e Kosovës njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit përmes rrugëve operative pas një pune mirë të organizuar sot me 12 shtator 2019 kanë arritur që ta identifikonin të dyshuarin, e kësaj vepre, L. H. (1993), shqiptar shtetas i Kosovës.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit të tij të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Janë gjetur prova të qëndrueshme që ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar në këtë rast “vjedhje e rëndë”.

Po ashtu ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar edhe në së paku tri raste të tjera, kryesisht vjedhje të kabllove elektrike.

Lidhur me ecurinë e zhvillimit të hetimeve të këtyre rasteve janë përfill të gjitha procedurat e parapara ligjore.

Ndaj te dyshuarit është caktua masa e ndalimin 48 orë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohet-nje-person-per-vjedhje-te-rende-ne-gjilan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala