Arrestohet një person, i dyshuar për vjedhje biçikletash

Autori:Gazeta Fjala

rrrrrrugaaa

Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikonin dhe ta arrestonin një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale.

Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeç është bërë mbi dyshime të arsyeshme për tri veprat penale “vjedhje e rëndë” që ishin raportuar muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Cak i këtyre vjedhjeve ishin biçikletat, ndërsa hetuesit policorë në cilësi të provave materiale kanë arritur të gjenin dhe të sekuestronin katër biçikleta të vjedhura të cilat pas procedurave do t’u kthehen pronarëve.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga prokurori i rastit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohet-nje-person-i-dyshuar-per-vjedhje-bicikletash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala