Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Policia-e-Kosovesss-780x439

Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për rastin Vrasje në tentativë, që ka ndodhur me datën 22 gusht 2019, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikoj tre personat e dyshuar të përfshirë në rast dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione.

Në njërën prej lokacioneve policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: A.T, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të dy personave të tjerë, që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohet-nje-person-i-dyshuar-per-tentim-vrasje-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala