Arrestohet Faton Ramadani nga familja Kiçina për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit

Autori:Gazeta Fjala

arrest

Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Gazetari dhe kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Në polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, rreth 10 minuta pas  ngjarjes nga e cila kryeredaktori i ‘Insajderit’ mbeti i përgjakur në
fytyrë.

Pjesëtarët e policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi, raporton Gazeta Express.

Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë
qenë bashkë, në të njëjtin tryezë, me sulmuesin e Kajtazit, në momentin
kur ka ndodhur sulmi.

VehbiKajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka
sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohet-faton-ramadani-nga-familja-kicina-per-sulmin-ndaj-vehbi-kajtazit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala