Arrestohet falsifikatori i dokumenteve që përfitoi 623 mijë euro

Autori:Gazeta Fjala

policia19_38126_793299_383862-650x358
Policia e Prishtinës njofton se, pas një pune hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një person, i cili dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme, me qëllim të përfitimit material.
Sipas njoftimit të publikuar nga ana MPB-së, vlerësohet se i dyshuari, me falsifikimet që ka bërë, ka përfituar shuma të mëdha parash, në vlerë 623.000 euro.

Në raportin policor nuk ka detaje për atë se për çfarë lloj dokumentesh të falsifikuara bëhet fjalë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton KosovaPress.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohet-falsifikatori-i-dokumenteve-qe-perfitoi-623-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala