Arrestohet fajdexhiu, kapet me para dhe armë

Autori:Gazeta Fjala

Policia-e-Kosoves

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘fajde’.

Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 4.635.00 euro para të gatshme, 6 armë të shkurta dhe 2 armë të gjata, tri aparate shtëpiza të lojërave si dhe disa dokumente dhe kontrata të ndryshme që lidhen me vepra penale të dyshuara.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe rasti ‘armëmbajtje pa leje’.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohet-fajdexhiu-kapet-me-para-dhe-arme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala