Arrestohen 20 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Autori:Gazeta Fjala

Rreth 20 persona të dyshuar si anëtarë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) duke përfshirë kreun e operacioneve në Turqi, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi në Stamboll, u arrestuan nga policia turke, raportoi sot gazeta ”Haber-Turk”.

Në mesin e të arrestuarve figuron Ali al-Aggal, një shtetas sirian i njohur si organizatori i sulmeve të regjistruara në Turqi që mbajnë autorsinë e ISIS-it. I njohur me emrin e koduar Azzoz, ai u arrestua gjatë një operacioni të policisë në kryeqytetin turk.

“Njëzet e katër persona të tjerë, me origjinë siriane dhe irakiane u arrestuan gjatë një operacioni tjetër në distriktin Kucukcekmece, në Stamboll”, saktësoi e përditshmja ”Haber-Turk”.

Nëntë persona janë të dyshuar për lidhje të drejtpërdrejta me al-Aggal që do t’i pajiste me dërgimin e mjeteve të ekspozivit dhe municioneve, me qëllim kryerjen e një sulmi terrorist në Stamboll.

“Rreth 15 persona të tjerë janë të dyshuar për kalim të paligjshëm të kufirit turk për t’iu bashkuar zonave të luftimeve”, bëhet e ditur nga media.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohen-20-anetare-te-dyshuar-te-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala