Arrest shtëpiak ndaj personit zyrtar në Gjilan

Autori:Gazeta Fjala

IMG_0084-780x439-600x360

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit A. Rr.

Në një njoftim për media nga kjo gjykatë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar në organizatën ndërkombëtare UNHCR – Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare,  ka kontaktuar me persona, duke i’u premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi.

Sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë tjetër alternative, do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrest-shtepiak-ndaj-personit-zyrtar-ne-gjilan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala