Arratiset i akuzuari në rastin e Azem Sylës

Autori:Gazeta Fjala

azem-syla345

Disa nga pjesëtarët e akuzuar në rastin ndaj Azem Sylës nuk janë paraqitur sot në seancën gjyqësore.

Në seancën e sotme kanë munguar disa prej të akuzuarve ndërsa gjykatësi i rastit ka vendosur që të veçojë procedurën penale.

Veçimi i procedurës është bërë ndaj të akuzuarve Ilaz Syla, Hajrullah Berisha, Nuhi Uka si dhe Mustaf Haliti.

“Meqë mungojnë të akuzuarit Ilaz Syla, Hajrullah Berisha, Nuri Uka si dhe Mustaf Haliti, trupi gjykues merr aktvendim: pezullohet procedura gjyqësore ndaj këtyre te akuzuarve”, deklaroi kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra.

Gjykatësi Kalludra ka sqaruar se i akuzuari Ilaz Syla është arratisur pasi me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte rikthyer në paraburgim.

Gjykimi në rastin e njohur Toka ka vazhduar sot. Avokati Haxhi Millaku, mbrojtës i Ilaz Sylës ka thënë për kallxo.com se i mbrojturi i tij pritet që së shpejti ti dorëzohet organeve të drejtësisë pasi sipas tij ka pasur një keqkuptim në procedurë në kohën kur vendimi ishte apeluar në gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit nuk na ka dhënë mundësi të ankohemi në ankesën e prokurorit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arratiset-i-akuzuari-ne-rastin-e-azem-syles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala