“Armiqësia” PDK- LDK lë nxënësit pa libra

Autori:Gazeta Fjala

libra

Nxënësit e shkollave fillore nuk do t’i marrim librat falas prej shtatorit, siç ndodh tash e disa vite.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Ministria e Arsimit nuk ka buxhet për të mbuluar librat për të gjitha klasat e ciklit fillor, derisa marrëdhëniet e ngrira të ministrit që vjen nga PDK me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, kanë bërë që Ministria të mos kërkojë buxhet shtesë për këtë çështje.

Kësisoj, mungesa e librave për filloristët pritet të jetë dëmi i radhës nga mungesa e formimit të institucioneve.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit për këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur.

Në Ministrinë e Financave kanë thënë se nuk janë informuar nga Ministria e Arsimit për mungesë fondesh për t’i pajisur të gjitha klasat e nivelit fillor me libra, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/armiqesia-pdk-ldk-le-nxenesit-pa-libra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala