Armë si në kohë lufte

Autori:Gazeta Fjala

auto_arme1430632491

A.Z. tradicionalisht ka mbajtur një armë në shtëpinë e tij.

Ai thotë se edhe para tij, babai dhe gjyshi kanë mbajtur armë ilegale, prandaj e konsideron si traditë mbajtjen e një pushke në shtëpi.

“Nga Lufta e Dytë, babai ka mbajtur pushkë të konservuar nën shkallët e drurit në shtëpinë e vjetër. Në luftën e UÇK-së e kemi nxjerrë dhe ka qenë jashtëzakonisht e përdorshme. Prandaj sa e kemi “dreqin kojshi” pushkën gati duhet ta kemi”, deklaroi plaku 60-vjeçar, i cili thotë se asnjëherë nuk ka gjuajtur me të, edhe atëherë kur i ka fejuar e martuar djemtë.

“Pushka që nxirret në çdo aheng, nuk është e jotja. Prandaj si të tillë do ta mbajë”, thotë A.Z, i cili në shtëpi mban edhe një çifte, me leje të Policisë.

Ndryshe, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi 5700 qytetarë të Kosovës kanë leje për mbajtjen e armëve, ndërsa numri i atyre që mbajnë armë “pa leje” është shumëfishë më i madh./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arme-si-ne-kohe-lufte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala