Armë në shkolla

Autori:Gazeta Fjala

Armet-ne-shkolla-730x439

Përdorimi i armëve nëpër shkolla po shndërrohet në fenomen. As niveli qendror dhe as ai lokal nuk po marrin masa. Disa nxënës janë vrarë deri më tani nga armët në shkolla.

Rastet e gjuajtjeve me armë zjarri në afërsi të shkollave në Kosovë janë shpeshtuar. Më 28 janar të viti 2014 në Shkollën e Mesme Teknike në Mitrovicë, nga sulmi me thikë i një bashkëmoshatari nga Vushtrria humbi jetën i riu A. S. nga Mitrovica, nxënës i kësaj shkolle.

Në dy javët e para të viti 2014, dy filloristë humbën jetën dhe një u plagos në Prishtinë. Më 8 janar 2014, F.K. (1999) është vrarë, kurse C.B., (1999) është plagosur në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku”.

Më 13 janar, F.J., nxënëse e shkollës fillore “Hasan Prishtina”, është vetëvrarë në banesën e saj në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Dyshohet se F.J. ishte viktimë e dhunës sistematike psikologjike të ushtruar në shkollë.

Gjuajtje me armë pati edhe të premten në afërsi të shkollës së mesme “Shtjefan Gjeçovi” në lagjen Lakërishte në Prishtinë, shkruan Zëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arme-ne-shkolla/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala