Arena Kombëtare gati në 3 nëntor, punimet drejt fundit (VIDEO)

Autori:Gazeta Fjala

screen-20.34.1422.10.2019-852x460

Më pak se një muaj nga inaugurimi i madh që do t’i takojë ndeshjes për eliminatoret e Euro 2020 kundër Francës, “Arena Kombëtare” është në dorën e fundit të punimeve, me pjesën më të rëndësishme që tashmë ka përfunduar.

Në pamjet e fundit të impiantit, shfaqet tapeti i gjelbër, i shtruar tërësisht ndërsa ka nisur edhe vijëzimi i tij.

Tribunat e “Arenës Kombëtare” tashmë janë veshur të kuqe, me vendosjen e stolave që ka përfunduar.

Sektori në të cilin po punohet me ritme tejet të larta është tribuna VIP si dhe ambientet rreth stadiumit.

Më 3 nëntor, “Arena Kombëtare” do të ketë testin gjeneral me një ndeshje nga futbolli i femrave, ku do të testohen sistemi i ndriçimit dhe fonia.

https://streamable.com/9gnnx

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arena-kombetare-gati-ne-3-nentor-punimet-drejt-fundit-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala