Arabia Saudite, gjoba deri në 800 dollarë për besimtarët që u vjen erë e keqe në xhami

Autori:Gazeta Fjala

arabi

Kurani nuk lë asnjë dyshim: surja numër 5, rreshti i 6-të, mes tjerash, thotë: «O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje». Por në Kuran nuk thuhet asgjë për larjen e sqetullave apo për të bërë dush pas punës së lodhshme dhe që të djersin.

Në Arabinë Saudite, një vend ku kryesisht mban vapë e madhe, problemi i djersitjes dhe i erës së keqe që shkakton ajo në trupin e njeriut është vërejtur ngaherë, por tani autoritetet duan të ndërmarrin masa konkrete kundër saj, shkruan DP.

Një nismë e Këshillit të Shurës, një organ me 150 anëtarë që këshillon Mbretin, ka përgatitur një projektligj, i cili parasheh që të gjobiten ata që lëshojnë erë të keqe në xhami dhe objekte të tjera fetare. Kush i «terrorizon» të tjerët me duhmën e tij, mund të dënohet me një gjobë deri në 800 dollarë apo me 5 muaj burg. Parakusht për këtë është, natyrisht, nënshkrimi i Mbretit Salman ibn Abd al-Aziz.

Projektligji ka 45 nene dhe nuk drejtohet vetëm kundër duhmës. Ai parasheh sanksionimin e ekzibicionizmit, muzikën me zë të lartë pranë xhamive, incizimin me telefon mobil të aksidenteve, ekspozimin e rrobave të brendshme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arabia-saudite-gjoba-deri-ne-800-dollare-per-besimtaret-qe-u-vjen-ere-e-keqe-ne-xhami/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala