Apokalipsi ka rënë mbi Paris, qytetin e merr uji

Autori:Gazeta Fjala

paris - uji

Kryeqyteti francez është vërshuar pasi lumi Sena doli nga shtrati, shkaku i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut për disa ditë me radhë.

Sjaku i vërsjimeve është dashur të mbyllen shumica e zonave turistike dhe të ndërpriten udhëtimet me barka

Uji ka hyrë në bodrumet e objekteve që ndodhen në afërsi të lumit, ndërsa banorët e disa lagjeve janë evakuuar, teksa shumë të tjerë kanë larguar gjërat e vlefshme prej banesave.

Në rrezik janë pjesët e ulëta të muzeve dhe galerive, si dhe shumë bodrumeve të verërave.

Niveli i Senës që zakonisht është një metër e gjysmë, gjatë ditës së sotme ka qenë 5.7 metra, që është 2.4 metra më pak se niveli i vërshimeve gjatë vitit 2016.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në periferi të Parisit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Megjithëse meteorologët kishin thënë në fillim të javës se niveli i ujit do të ritet, parashikimet e fundit tregojnë se nuk do të ketë shi dhe uji pritet të tërhiqet.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/apokalipsi-ka-rene-mbi-paris-qytetin-e-merr-uji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala