Aplikacionet që ndikojnë në rritjen e produktivitetit

Autori:Gazeta Fjala

brafikon rritje perqindje

Edhe nëse jeni duke mbajtur thjesht shënime apo duke u përgatitur për një mbledhje shumë të rëndësishme, me anë të pajisjeve të ndryshme teknologjike që ekzistojnë sot, këto detyra të vogla, nuk do t’ju marrin pothuasje fare kohë nga dita juaj.

Nga mbajtja e shënimeve e deri tek kërkimet e ndryshme, ekziston një numër i lartë aplikacionesh të cilat do t’ju ndihojnë për të rritur produktivitetin tuaj.

Më poshtë do të njiheni me 5 prej tyre, të cilat ndikojnë në rritjen e produktivitetit:

follow up

Aplikacioni “Follow up”

Kur jeni të mbingarkuar me punë , është mëse normale që të harroni ndonjë prej detyrave që keni për të bërë. Follow up, është aplikacioni që ju vjen në ndihmë që ju të mos harroni asgjë. Të gjitha detyrat që ju nuk i keni hequr nga axhenda juaj, pra që nuk kanë përfunduar, ai jua rikujton në mënyrë të tillë që të mos t’i harroni.

muzzleapp

Aplikacioni “Muzzle”

Ku ju jeni në punë, gjëja e fundit që do të dëshironit është që të bezdiseni nga mesazhet e miqëve tuaj. Nëse jeni gjatë një mbledhjeje dhe keni harruar të fikni telefonin tuaj është pikërisht ku aplikacion që ju vjen në ndihmë duke çaktivizuar njoftimet që mund t’ju vijnë si nga ardhja e një mesazhi të ri apo njoftime të ndryshme në rrjetet sociale.

unclutter

Aplikacioni “Unclutter”

Ky aplikacion “unclutter” është vetëm për përdoruesit e Mac-ut, dhe ju ndihmon duke organizuar të gjitha dosjet dhe shënimet që ju mund të keni në një folder të vetëm.

Yoiink

Aplikacioni “Yoink”

Një tjetët aplikacion për përdoruesit e Mac-ut është “Yoink” i cili ju ndihmon në thjeshtimin dhe përjshpejtimin e punëve tuaja të përditshme.

cushion

Aplikacioni “Cushion”

Shpesh herë mund të ndodhë që ju merrni përsipër përmbushjen e më shumë detyrave nga sa mund të jeni në gjendje të realizoni në të vërtetë. Aplikacioni “Cushion” ju ndihmon që të planifikoni punën tuaj çdo muaj dhe në këtë mënyrë të keni një parashikim të qartë të të gjithë vitit. Ai i njofton përdoruesit e tij se kur janë të lirë dhe kur janë të mbingarkuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aplikacionet-qe-ndikojne-ne-rritjen-e-produktivitetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala