Andin Hoti kërkon të shpallet gjendje emergjente për shkak të gripit

Autori:Gazeta Fjala

andin-hoti1497813075-650x358_1516989622-290886

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka kërkuar nga institucionet që të shpallet gjendje emergjente për shkak të përhapjes së gripit në vendin tonë.

Postimi i Hotit në Facebook:

Në bazë të disa informatave që kam nga qytetarët, veç në Prizren janë lajmëruar mbi 600 fëmijë brenda 24 ore me grip në institucionet shëndetësore (pa përfshi edhe ordinancat private).

Duke mos paragjykuar se sa raste janë në Kosovë, dhe duke qene i shqetësuar rreth epidemisë së fundit që është përhapur shumë në Kosovë, ftoj Ministrin e Shëndetësisë dhe Ministrin e Arsimit të takohen dhe të shqyrtojnë mundësinë e shpalljes së gjendjes emergjente, gjithashtu të marrin masa urgjente për parandalimin e mëtutjeshëm të këtij gripi.

Por duhet të shqyrtohet edhe mundësia e ndërprerjes së përkohshme të institucioneve Arsimore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/andin-hoti-kerkon-te-shpallet-gjendje-emergjente-per-shkak-te-gripit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala