Zhduken paratë e klientëve në Raiffeisen Bank

Autori:Gazeta Fjala

raiffeisen-bank

Siguri të llogarive brenda Raiffaisen Bank duket se nuk ka. Nëse je klient i saj lehtë mund të ngelesh pa para.

Gazeta Fjala sjell sërish eksperiencat jo të mira të klientëve të kësaj banke.

M.GJ (emër i njohur për redaksinë) tregon se Banka Raiffaisen ia ka bllokuar llogarinë për tre muaj rresht. Ai ka thënë se i ishte pamundësuar qasja në konto, pasi dikush kishe ndërhyrë në lloagrinë e tij private ku edhe ia kishte tërhequr pagën e muajit maj këtë vit.

“Kompania ku punoj i ka paguar pagat me kohë. Ashtu siç edhe dalin çdo herë. Por, mua paga e muajit maj nuk më ka dalë fare në llogari. Jo për fajin e kompaninë por për faj të Raiffaisen Bankës. Aty dikush ka ndërhyë në llogarinë time dhe ma ka tërheq pagën, vlera e të cilës është 250 euro”, ka thënë ky klient i bankës, që nuk dëshiron ti përmendet emri i plotë.

Maltretimi nëpër sportelet e bankës atij i ka zgjatur afro tre muaj, ku sipas tij edhe për tërë këtë kohë Raiffaisen Bank nuk ia ka kthyer paratë dhe nuk ka arritur të jap informacion se kush ia ka marrë këto para.

“Deri tani veç ma kanë zhbllokuar llogarinë. Dmth kam qasje në të dhe e kam terheq pagën e fundit. Por, paratë tjera nuk më janë kthyer dhe nuk mëështë dhënë asnjë përgjigje se çfarë dhe si ka ndodhur kjo plaçiktje”, ka teguar ai.

M.GJ bënë të ditur se është duke përgaditur edhe një padi kundër bankës me kapital austriak.

“Kurrë nuk do t’ua lë parat e mia atyre”, thotë ai për Gazetën Fjala.

Ky nuk është i vetëm që po përballet me telashe në këtë bankë.

Besnik Kada, zyrtar për informim në Bankën Qendrore të Kosovës thotë se klientët vazhdimisht kanë ankesa ndaj shërbimeve të banakave komerciale që veprojnë në Kosovë.

“Gjatë vitit 2015 ne BQK janë trajtuar 74 ankesa të klientëve ndaj bankave. Në të shumtën e rasteve, ankesat më të shpeshta janë të natyrës, rreth kredive dhe kategorizimit në regjistrin kreditor”, ka thënë Kada për Gazetën Fjala.

Sipaas tij BQK të gjitha rastet e ankesave dhe shkeljet e pretenduara i adreson konform kompetencave ligjore.

“Mandati kryesor i BQK-së është stabiliteti financiar, bazuar në ligjin e BQK-së. Më tej ligji për Banka, IMF dhe IFJB specifikon veprimtarinë e bankave duke përfshirë edhe masat detyruese që janë kompetencë e BQK-së kur bankat bien ndesh me ligjin në fjalë si dhe rregulloret bankare. Po ashtu, bankat kanë edhe funksionin e kontrollave dhe auditimit të brendshëm që adreson çështje specifike konform kompetencave që kanë. Çdo herë, që qoftë gjatë ekzaminimit apo edhe në raste të tjera informohemi lidhur me shkeljet e caktuara, BQK adreson ato konform kompetencave legjislative”, bënë të ditur Kada.

Kurse, drejtori i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka thënë se bankat në përgjithësi nuk i trajtojnë qytetarët dhe klinetet e tyre në menyrën e duhur. Ai thotë se këta, nga bankat shihen vetëm si përfitues dhe jo si klientë.

Kaçaniku ka treguar se edhe ai ka pasur raste kur qytatarët i janë ankuar për trajtime të kqija të bankave.

“Këto bankat që veprojnë në Kosovë qytatrët i shohin vetësm si përfituese të tyre. Nuk i shohin si kilentë dhe harrojnë se ato ekziatojnë për ti ofruar shëbrimë atyre. Kurse, fitimin më të madh bankat e kanë pikërishtë nga qytetarët. Pa ta edhe banka nuk mund të ekziatojë”, ka thënë Kaçaniku.

Ai ka kërkuaar nga Banka Qendrore e Kosovës që tu dal në mbrojtje qytetarëve me mekanizmat e vet ekzistues dhe të ndaloj keqpërdorimin e parave të klientëve nga bankat. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/zhduken-parate-e-klienteve-ne-raiffaisen-bank/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala