Toka bujqësore në Kosovë livadhe e kullosa

Autori:Agon Sinanaj

toke-bujqesore

Pjesa më e madhe e tokës bujqësorë në Kosovë është kullosa e livadhe. Kjo i bije që përveç se nuk shfrytëzohet për prodhime bujqësore, në shumë raste mbetet djerrinë.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, tokë bujqësore në këtë gjendje janë 218 mijë e 808 hektarë sipërfaqe, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkohë, tokë e punueshme apo siç njihen në popull ara në Kosovë janë vetëm 187 mijë e 222 hektarë.

“Sipas të dhënave gjithsej sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore janë 415,826.12 hektarë, pjesa më e madhe i përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) 218 808.42 ha ose (52.6 %), ndërsa tokë e punueshme – ara 187 222.87 ha ose (45.0 %), nga te cilat perime në fushë te hapur dhe perimet në serra janë përfshirë në këtë kategori te tokës”, konstaton ASK në raportin e vet.

Sa i përket produkteve, bujqit kosovarë ka dal se i kultivojnë më të madhe drithërat dhe produktet prej tyre. Prej 415 mijë e 826 hektarë sa janë tokë e shfrytëzueshme bujqësore në Kosovë, pjesa më e madhe është e mbjell me drithëra. Në tërë Kosovën janë gjithsej 134 mijë e 570 hektarë të mbjella me drithëra.

Gruri prin më me se shumti sipërfaqe të mbjella

Nga rezultatet ka dal se bujqit kosovarë po e shohin grurin si më me leverdi, në prodhimet e tyre bujqësore. Janë 89 mijë e 122 hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë, pastaj misër 41 mijë hektarë, e pasuar nga elbi me 1 mijë e 195 hektarë të mbjella.

Kulturë mjaft e kërkuar ndër bujq ka dal të jetë edhe fasulja. Me ketë kulturë në Kosovë janë të mbjella gjithsej 3 mijë 316 hektarë.

“Kultura më e rëndësishme është gruri me sipërfaqe 89 122,47 ha ose (66.2%), pasuar nga misri 41 524,28 ha ose (30.9%) të sipërfaqes se tokë se punueshme me drithëra”, thuhet në raport.

Perimet e pemët kultura e dytë më e kërkuar

Perimet janë kultura e dytë bujqësore më e kultivuara nga bujqit. Gjithsej sipërfaqja e perimeve në fushë të hapur, serra dhe kopshte është 9 mijë e 314 hektarë sipërfaqe të mbjella.

Prej perimeve kosovarët e kultivojnë më së shumti specin. Me ketë kulturë janë të mbjella 3 mijë e 363 hektarë. Pason qepa e cila renditet e dyta me 1 mijë 227 hektarë, domatja me 866 hektarë.

Nga ana tjetër, sipërfaqe të mbjella me pemë janë 5 mijë e 493 hektarë.

Kultura më e rëndësishme e pemëve është molla me sipërfaqe 2 075,78 ha (38.8%), pastaj renditët kumbulla me sipërfaqe 1 517,83 ha (28.4 %), dardha me sipërfaqe 416,18 ha (7.8%), mjedra me sipërfaqe 797.24 ha (14.5 %) dhe pemë të tjera 352.08 ha. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/toka-bujqesore-ne-kosove-livadhe-e-kullosa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala