Super pagat e menaxherëve të Trustit

Autori:Agon Sinanaj

Trusti_i_Kursimeve_Pensionale

Për vitin 2016, pagat e komplet stafit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës arrijnë afër gjysmë milioni euro.

Por janë vetëm tre zyrtarë të lartë në këtë institucion pagat e të cilëve arrijnë gati gjysmën e kësaj shume, shkruan Gazeta Fjala.

Fjala është për Adrian Zallin, Drejtorin menaxhues në Trust, Vërshim HatipinZëvendësdrejtor për Financa dhe Agron Krasniqin, Zëvendësdrejtor për Operacione.

Të tre së bashku nga pagat dhe mëditjet gjatë vitit 2016, kanë realizuar të hyra në vlerë prej 150 mijë euro.

Kjo është gati sa gjysma e shpenzimeve për krejt stafin në Trust.

I vetëm Zalli në cilësinë e Drejtorit të Trustit ka realizuar të hyra në vlerë 60 mijë e 983 euro. Këtu përfshihen pagat dhe mëditjet.

Ndërkaq, paga e Zallit është rreth pesë mijë euro dhe vlerësohet ndër zyrtarët më të paguar në Kosovë.

Edhe dy vartësit e Zallit, Vërshim Hatipi e Agron Krasniqi paguhen majmë në Trust.

Sipas asaj që ka deklaruar në AgjencinëAnti-Korrupsion, të hyrat vjetore tëHatipit si Zëvëndësdrejtor për Financa në Trust arrijnë në 48 mijë e 912 euro.

Ndërsa të hyrat e Krasniqit janë 39 mijë e 742 euro. Në deklarimin e pasurisë Krasniqi ka thënë se këtupërveç pagës hyjnëedhe shtesa tjera.

Bordi i Trustit 170 mijë euro shpenzime me katër takime

Paga të majmë në Fondin e Kursimeve Pensionale tëKosovës marrin edhe anëtarët e Bordit në këtë institucion.

Në Bord janë pesë anëtarë, që gjatë vitit 2016 kanë mbajtur vetëm katër takime, por të hyrat e tyre janë marramendëse. Secili ka të hyra mujore mbi 1 mijë euro, ndonëse takimet i kanë mjaft të rralla.

Sipas ueb faqes së Trustit, gjatë vitit 2016 Bordi është mbledhur vetëm katër herë.

Por në total shpenzimet e tyre për vitin 2016 kanë qenë plot 171 mijë e 744 euro.

Kryesuesi i Bordit, YmerHavolli, sipas deklarimit në AgjencisëAnti-Korrupsion, ka realizuar të hyra prej 16 mijë e 256 eurove.

Po kaq të hyra ka realizuar anëtari tjetër i Bordit,BehxhetHaliti. Ai ka deklaruar të hyra nga ky institucion në vlerë prej 16 mijë e 942 eurove.

Ndërsa, anëtari i tretë Ruzhdi Morina ka deklaruar 15 mijë e 388 euro, të hyra nga Trusti.

Në Bordin e Trustit janë edhe dy anëtarë ndërkombëtarë, por të hyrat e tyre nuk dihen nga pamundësia për deklarim në AgjencinëAnti-Korrupsion. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/super-pagat-e-menaxhereve-te-trustit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala