SKANDAL: KEDS 6 vite në treg pa përfillur ligjin e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

keds (1)

Kompania e distribucionit dhe furnizimit të energjisë elektrike, KEDS nga dita e parë kur e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike e deri me tani ka operuar në treg duke bërë shkelje flagrante të ligjit.

Konkretisht, në vazhdimësi ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik të cilin është i obliguar ta respektoj duke qenë se ka pranuar të drejta të veçanta, pra të drejta ekskluzive nga shteti për të ofruar shërbime publike.

Çdo blerje, shitje apo investim kapital, kjo kompani është e obliguar me ligj ta realizon përmes procedurave të tenderimit, më shpallje publike dhe duke e lejuar një konkurrencë të hapur. Kjo për shkak se të gjitha investimet, shpenzimet kapitale dhe operative të kompanisë KEDS, reflektojnë direkt në tarifat e energjisë elektrike të cilat i paguajnë qytetarët.

Por, pavarësisht kësaj, kompania KEDS-i e cila është në pronësi të kompanive turke, Limak & Calik, nuk ka përfillur këtë ligj dhe shteti prapë ia ka pranuar mbi 101 milionë euro investime.

Madje, institucionet e shtetit duket se nuk kanë pasur as ‘guximin’ t’i kërkojnë kësaj kompanie respektimin e ligjit.

Gazeta Fokus tash e disa javë është duke e hulumtuar këtë temë dhe ka arritur të konfirmoj në detaje se këto shkelje flagrante të ligjit nga kompania KEDS janë toleruar nga organet përgjegjëse përkundër faktit se të gjitha mekanizmat e shtetit kanë qenë në dijeni se raportet e deklaruara të investimeve nuk do të ishte dashur të aprovohen nëse realizimi i këtyre investimeve nuk ka qenë në përputhje me obligimet ligjore.

Fokusi për këtë temë ka kontaktuar gjithë akterët që kanë përgjegjësi për mbikëqyrje dhe realizimin e kontratës në mes të Shtetit dhe kompanisë KEDS.

Ditëve në vazhdim Gazeta Fokus do të publikoj në detaje se çka thotë zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për këtë skandal dhe kush sipas tyre e ka përgjegjësin, nëse siç thonë ata i ka aprovuar investimet e KEDS-it pa u respektuar ligji i Prokurimit Publik.

Çka  thotë ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila e ka përgjegjësin për mbikëqyrjen dhe implementimin e kontratës në mes të shtetit dhe kompanisë private KEDS të cilës ju dha kontratë ekskluzive për të ofruar shërbime publike.

Cili është interpretimi ligjor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) dhe kush sipas tyre është përgjegjës për këto shkelje ligjore të KEDS-it.

E çka thonë në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRRPP) e si e interpreton skandalin Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP).

Të gjitha këto institucione e kanë konfirmuar se KEDS-i është i obliguar ta respektoj Ligjin për Prokurim Publik, mirëpo asnjëra nga institucionet nuk e din saktë se cili mekanizëm është dashur të ndërmarr masa ndaj këtyre shkeljeve ligjore dhe kush e ka përgjegjësin për pranimin e mbi 101 milionë eurove  investime të realizuara pa u përfillur ligji.

Po ashtu, redaksia e Gazetës Fokus ka kontaktuar edhe zyrën për media të KEDS-it, por për dallim nga gjithë të tjerët, këta të fundit edhe pas më shumë se një muaj ende nuk kanë kthyer përgjigje rreth këtyre shkeljeve. /GazetaFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/skandal-keds-6-vite-ne-treg-pa-perfillur-ligjin-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala