Shteti i krimit

Autori:Gazeta Fjala

kosova-p-euml-r-n-euml-nt-euml-muaj-dy-njohje_hd

Drogë, vrasje, vjedhje. Kjo del pasqyra e Kosovës së vitit të kaluar në sy të Policisë së Kosovës.

Mbi një tonë marihuan  është gjetur tek qytetarët nga policia e Kosovës vjet. Përgjysmë më shumë se një vit më parë. Të dhënat tregojnë se ata madje kanë shtuar edhe dozat e kokainës për katërfishë më shumë.  Një shenjë se kosovarët kanë rritur sasinë e konsumit të drogave.

Numri i vrasjeve, ka shënuar rritje, vjedhjeve e krimeve tjera të rëna.

Në përgjithësi, në raportin vjetorë të Policisë së Kosovës, shihet se vjet ka pasur më shumë vepra krimeve të rënda dhe krimit të organizuar  se në vitin 2015.

Por, vjet zyrtarët që kujdesen për sigurinë e qytetarëve thonë se kanë parandaluar të ndodhë më e keqja në vend.

“Në kuadër të rasteve me të rëndësishme, vlejnë të theksohen planifikime për sulme të mundshme në Kosovë dhe në rajon, ku gjatë muajit nëntor 2016 janë identifikuar dhe arrestuar 19 persona të dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Në fushën e luftimit të terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit, Policia ka iniciuar 38 raste, ka ndërmarrë 9 operacione, 32 bastisje. Si dhe janë ngritur 30 kallëzime penale kundër 78 personave, 33 prej tyre janë arrestuar.

rastet

Megjithatë, vrasjet kanë shënuar rritje.

Vitin e kaluar në Kosovë janë vrarë 26 veta derisa një vit më parë kishte një më pak.

“Vrasjet kanë shënuar ngritje për 4 për qind Konfiskimi i narkotikëve ka shënuar ngritje për 592 kg e 751.64 gr. Persona të vdekur në trafikun rrugor kanë shënuar ulje për 14.73 për qind. Gjoba në trafik kanë shënuar ngritje për 7.39 për qind Persona të arrestuar kanë shënuar ngritje për 1.27 për qind”, thuhet në raport.

Sipas zyrtarëve policor siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për shume shtete të Evropës dhe të botës. Numri i madh i të vdekurve dhe i personave të lënduar rëndë në aksidente të trafikut rrugor, si dhe kostoja e lartë e trajtimit të lëndimeve dhe dëmeve materiale për buxhetin e shtetit janë sfidat e vazhdueshme që karakterizojnë sigurinë në trafik rrugor në Kosovë.

“Fatkeqësisht, edhe përkundër përpjekjeve të mëdha të Policisë, gjatë vitit 2016 janë evidentuar 18541 aksidente, që në raport me vitin 2015 është shënuar një ngritje për 4.62% Është e rëndësishme të theksohet se aksidentet fatale kanë shënuar rënie për 15.38%, ndërsa ngritje kanë shënuar aksidentet me lëndime për 16.21% dhe me dëme materiale për 10.47%”.

Nga ky numër i aksidenteve, 110 persona kanë humbur jetën, që në raport me vitin 2015 shënon një rënie për 14.73 për qind. Ndërsa numri i personave të lënduar në trafikun rrugor ka shënuar ngritje për 12.54 për qind.

E me gjithë këto raste e telashe në vend, duhet të merren 8,914 punonjës policor, prej të cilëve 7,833 janë zyrtarë policorë, ndërsa 1,081 staf civil./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/shteti-i-krimit-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala