Sa shpenzojnë kosovarët derivate

Autori:Gazeta Fjala

20667936_129016071046179_1518961290_n

Samiu krenohet që vetura e tij e re nuk po i shpenzon as 5 litra në 100 kilometra.

“Si me ec me ujë”, thotë ai duke lavdëruar Golf 6’ën e blerë para një muaji.  Më parë voziste Audi të prodhuar në vitin 2002, për të cilën ankohet se ia “djegte” gati 10 euro nga Prishtina deri në Mitrovicë.

Vetura e Samiut bashkë me të qytetarëve të tjerë shpenzojnë çdo vit rreth gjysmë miliardi litra derivate.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë vitin e kaluar janë regjistruar 308 mijë automjete të markave të ndryshme.  Që i bie, në bazë të llogaritjeve të statistikave të fundit të regjistrimit të popullsisë, se secila familje ka sëpaku një veturë.

Ndërkaq, nëse kalkulohet sasia e përgjithshme e derivateve që ato shpenzojnë, del se për cdo muaj kosovarët “djegin” nga 162 litra derivate.

Kurse, brenda dite ata shpenzojë 5 litra derivate.

Çmimi më i ulët i naftës, duket se është arsyeja kryesore që kosovarët më shumë preferojnë automjetet  me këtë lloj derivati ndërsa shmangin ato me benzin.

“Rreth 30 për qind të automjeteve … janë Benzin, rreth 68 për qind janë Diesel, 2 për qind janë të tjera”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Gazetën Fjala.

Sipas këtij institucioni vitin e kaluar ishin regjistruar 307.514 vetura ndërsa vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti numri i tyre ka shkuar në afro 200 mijë.

Kjo, duket të jetë një tregues se numri i veturave në vend po rritet nga viti në vit ani pse Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet më të varfëra në Evropë.

Bashkë me to, të dhënat tregojnë se po rritet edhe sasia e derivateve të importuara.

Nga 661 milionë litra dervate sa ishin importuar në vitin 2015, një vit më vonë kjo sasi ka shkuar në 701 milionë litra, apo 40 milionë litra më shumë brenda një viti.

Edhe këtë vit, trendi i shpenzimeve të derivative është në rritje. Sasia e naftës së përdorur nga janari deri në muajin korrik është rritur për 252 mijë litra, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke e rritur edhe vlerën e taksave për 15 milion euro.

Veturat më të pëlqyera të Kosovarëve

Listës së veturave më të pëlqyera nga kosovarët, sipas MPB-së i prinë Wolkswagen, ndërsa pasohet nga Opel, Mercedes, Audi, Renault e BMË.

Një nga arsyet përse këto marka pëlqehen më tepër, duket të jenë edhe shpenzimet më të pakta në mirëmbajtje dhe derivate. (Alberta Hashani)/Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/sa-shpenzojne-kosovaret-derivate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala