Rafuna avancon dostat kundërligjshëm (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

dogana-shpediteret-RAFUNA

Doganierët të cilët dyshohet se i ndihmuan drejtorit të Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, në mbylljen e rastit të miellit me kompaninë Devolli dhe ata që dyshohen për lidhje me strukturat kriminale në vend, dikush po i akuzon se së fundi për këtë janë avancuar në pozita të larta drejtuese.

Enver Krivaqa, në një email të dërguar në Gazetën Fjala, ku edhe ka bashkangjitur vendimet që mbajnë vulën e Rafunës ka treguar se në detyrë janë ngritur, siç i quan ai njerëzit e nëntokës, servilët dhe ata që i kanë mbyllur “dosjet” e krimit.

E, me keto pretendime nuk është duke u pajtuar Dogana e Kosovës. Në këtë institucion kanë thënë se emërimet dhe gradimet janë bërë në përputhje me  ligjin dhe udhëzimet administrative.

Në emalin e Enver Krivaqajt, thuhet se  Rafuna, në përputhje me rekomandimet e ‘nëntokës’, ka avancuar madje me dy Grada në kundërshtim me çdo normë ligjore në vend e jashtë saj, Agron Sadikun ish-këshilltarin e tij, i cili sipas Krivaqës njihet për afërsinë e tij me SHIK’un.

“Genc Shabani, zyrtar i cili ka qenë i përjashtuar me vite te tëra nga puna, madje i dënuar me burg me aktvendim te plotfuqishëm për keqpërdorime ne kuadër te Doganës se Kosovës (Aktakuza e PPQ ne Prishtine, PP.nr.672-1/2007,dt: 07.04.2008), e ka avancuar ne Gradë”, ka treguar ai në këtë email.

Krivaqa, pretendon gjithashtu se Rafuna ka graduar Ushtruesin e Detyrës se Gradës 3  në Ushtrues detyre të Gradës 4 Samir Krasniqin.

“Nuk njihet në anale të ligjshmërisë që një Ushtrues detyre të avancohet më tutje si Ushtrues Detyre”.

Një avancim në detyrë me  bekimin e Rafuës e ka marr edhe, Kujtim Krasniqi si nënkryetar i Sindikatës se Doganës. “…është avancuar në Gradë për hir të ‘servilitetit’ të kësaj sindikate ndaj Rafunës”.

I pari i Doganës së Kosovës ka ‘shpërblyer” me dy grada edhe Dijana Çurqialo për punën e kryer ndaj kompanisë “M-Sillosi”.

“Po e njëjta ka arritur të mbyll ‘dosjen’ e M-Sillosit, duke i shkaktuar buxhetit te konsoliduar të Kosovës dëme të konsiderueshme materiale”, ka treguar Krivaqa në email e dërguar Gazetës Fjala.

Rafuna, siç ka treguar Krivaqa nuk ka harruar të avancoj në Grada edhe zëdhënësin e Doganës, Adriatik Stavilecin.  Një ngritje ne detyre, e ka marr edhe Arben Merlaku, i cili sipas Krivaqajt, njihet me aktivitete prej taksistit ilegal të qytetit.

“Të apostrofuarit e avancuar janë të njohur si ‘përkrahës’ te veprimeve anti-ligjore te Rafunës, madje prej tyre ka edhe të tillë që nuk kanë as arsimim te lartë te përfunduar. Avancimet janë bërë ne kundërshtim me Kodin Doganor & Akcizave, Udhëzimet  Administrative te Brendshme, dhe veçanërisht me Ligjin e Punës”, thuhet në fund të emailit të dërguar nga  Enver Krivaqa.

Kurse, Adriatik Stavileci zëdhënës për media në Doganën e Kosovës ka thënë se mermit janë përputhje me ligjin në fuqi.

“Në përputhje të plotë me ligjin dhe aktet tjera përcjellëse, drejtori i Përgjithshëm ka vendosur që emëroj përkohësisht disa pozita të domosdoshme, duke e bërë që Struktura Organizative dhe Udhëzimi Administrativ të implementohet për herë të parë 99%.  Gjithsesi, këto pozita janë të përkohshme deri në hapjen dhe përfundimin e procedurave për konkurse të brendshme”, ka tregua ai.

Ai ka thënë se këto informata të dërguara nga  Enver Krivaqa janë të pasakta.

“..të gjitha dezinformatat burojnë nga individë të frustruar brenda doganës ndaj të cilëve dogana ka shqiptuar masa diciplinore për shkak të aktivitetit të tyre korruptive”, ka thënë ai.

Stavileci ka shpejtuar se Dogana e Kosovës është duke punuar në pëputhje me standardet evropiane dhe direktivat e BE-së.

“Sipas këtij Udhëzimi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka të drejtë të caktoj emërime të përkohshme për pozita të caktuara (ushtrues detyre) të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e objektivave të Administratës. Për më tepër ky Udhëzim është sjell në fuqi si rezultat i rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Komisionin Evropian, Fondin Monetar Ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi përcjellin dhe vlerësojnë punën/performancën e Doganës”, ka thënë ai./Gazeta Fjala/.

Këto janë edhe disa nga vendimet që janë marr nga Lulzim Rafuna për gradimin e personelit të Doganës.

5

3

4

2

1

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/rafuna-avancon-dostat-kunderligjshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala