Prilli i pensionistëve

Autori:admin

pensionistët-rriten-pensionet-ulet-borxhi-projektbuxhet-2016-businessmag

A.Meziu, 65 vjeçar nga Vushtrria duhet të presë edhe një muaj që ta marrë pensionin me rritje. Kjo  falë përvojës së punës dhe kualifikimit arsimor që Meziu ka kryer, e që  jenë kriteret kryesore për kategorizimin e shkallës së pensionistëve.

Meziu deri në muajin janar ka marrë vetëm 140 euro, në prill të këtij vitit ai do t’i marrë afro 160 euro pension  si bazë fillestare për kalkulimin e kontributit dhe kualifikimeve tjera.

“Pensionet që ne marrim nuk ka dalin as për ilaçe. Paguaj faturat e rrymës, ujit e gjithë të tjerat. Nuk më mbetët asgjë gjithë parat që i marr nuk më mbesin dy orë në gjep, të gjitha i harxhoj rrugës për në shtëpi në ilaçe dhe fatura. Tash po besojë që do pas rritjes do të kemi mundësi më të mira”, thotë ai.

Pensionistët duhet t’i plotësojnë dy kriteret themelore që janë vendosur nga Ministria e Punës për kategorizimin e pensionistëve  kontribut-dhënës e që janë përvoja e punës dhe arsimimi.

Kualifikimet ndahen në kategoritë,  edukim fillor,  i mesëm, edukim i lartë dhe edukim universitar.

Sipas kalkulimeve preliminare të bëra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kategoria më e lartë e pensionistëve kontribut-dhënës do ta ketë pensionin 240 euro, derisa kategoria më e ulët deri në 160 euro.

41 pensionistë kanë aplikuar për pensionet kontribudhënëse

E janë më shumë se 41 mijë pensionistë që kanë aplikuar për të marrë pensionet kontribudhënëse.

Prej tyre 7 mijë e nëntë pensionistë kanë të përfunduar shkollimin e mesëm, dy mijë e 844 pensionist kundtirbut-dhënës janë me shkollim të lartë, si dhe  dy mijë e 259 pensionist aplikues kontribut-dhënës kanë përgatitje shkollore superiore.

Derisa rreth 23 milionë euro që janë ndarë nga buxheti Republikës së Kosovës për kategorizimin e pensioneve.

Ndryshe, në Kosovë janë të evidentuar 40 mijë pensionistë kontribut-dhënës, të cilët aktualisht marrin nga 140 euro në muaj.

Kurse, vlera e pensionit të moshës është 80 euro në muaj, të cilët nuk përfshihen në këtë rritje të pensioneve.

Mirëpo sipas Ministrisë së Punës,  Lidhja e Pensiojistëve dhe Sindikata e Pensionistëve kanë bërë kërkesë që afati për aplikim për pensione të shtyhet dhe si pasojë e kësaj ka gjasa që realizimi I pagesave retroaktive të ndryshojë.

Megjithatë, Shaban Kajtazi, udhëheqës i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka deklaruar kohë më parë se pensionistët do të mundohen që me kohë t’i përfundojnë aplikimet për marrjen e pensioneve.

“Udhëzimi administrativ është në përgatitje e sipër. Ne mund të flasim vetëm parimisht, por jo edhe për elementet dhe kriteret e sakta. Aty do të hynë kualifikimi shkollor, stazhi i punës dhe kontributet. Por, meqë kontributet nuk dihen se nuk ka shënime të sakta, pra elemente kryesore janë kualifikimi shkollor dhe stazhi i punës”, tha Kajtazi.

Ndryshe, sipas të dhënave të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, thuhet se rreth 40 mijë është numri i pensionistëve kontribut-pagues, të cilët aktualisht marrin nga 140 euro në muaj.

Kurse, vlera e pensionit të moshës është 80 euro në muaj.

Sipas ligjeve në fuqi, parashtruesi i kërkesës për pension kontribut-pagues duhet të ketë moshën 65 vjeçare dhe minimumi 15 vjet stazh të sigurimit pensionet, sipas dispozitave të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, prej tyre së paku 7 vite e 7 muaj stazh pune në Kosovë.

23 milionë për pensione

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se buxheti për kategorinë e pensioneve do të rritet për 23 milionë euro, mjete këto që janë siguruar.

E të mëshuarit në Kosovë nuk po trajtohen në mënyrën e duhur.  Kjo çështje është diskutuar në tryezën me temën “”Personat e moshuar nën përkujdesje institucionale, të drejtat dhe trajtimi i tyre i barabartë”, e organizuar nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari theksoi se është evidente që kategoria e të moshuarve në Kosovë janë të lënë anash.  Ai tha se përveç 3 shtëpive të pleqve që eksitojnë në vend, Kosova ka nevojë që të hapë shtëpi të pleqve edhe në të gjitha komunat e mëdha.

Jashari gjithashtu përmendi se ekziston rreziku që të moshuarit edhe për herën e dytë apo të tretë të jenë viktimë sa i përket trashëgimisë. Punën për këtë çështje ai tha se do ta fillojë që sot, duke thënë se kjo çështje gjithashtu do të paraqitet në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.

Me probleme përballet edhe Shtëpia e Pleqve në Prishtinë. Këtë e theksoi se edhe drejtoresha e kësaj shtëpie Raze Aliçkaj, e cila potencoi se në këtë shtëpi nuk ka numër të mjaftueshëm të stafit mjekësor si dhe sipas saj objekti nuk i plotëson të gjitha kushtet./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/prilli-i-pensionisteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala