Minstri Arban Abrashi zihet me dokumente fals në Doganë (DOKUMENT)

Autori:Zekirja Shabani

vodka abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sherri i vodkës ruse nuk i ka punët mirë me ligjin. Kompania e tij “Laris Group” SH.P.K. ishte zënë nga Dogana e Kosovës pasi kishte falsifikuar dokumentacion për import të Vodkës Primakov.

Ministri Abraashi është importuesi kryesor i kësja pije për Kosovën, ndërsa del se jo gjithëherë importon me dokumentacion të rregullt.

Gazeta Fjala dhe portali “Infokus”, kanë siguruar dokumentacionin që dëshmon se kompania e Abrashit, kishte tentuar të fshehë vlerën reale të këtij produkti duke deklaruar faatura të rrejshme në doganë.

Laris Group tentoi të importoi me çmim më të ulët

Zyra Doganore në Pejë në vitin 2012 pasi kishte konstatuare se kompani po importonte këtë produkt me çmim nën vlerën reale të tregut kishte marrë vendim të ngrisë bazën doganore.

Por, “Laris GroupnSH.P.K. ishte ankuar duke thënë se dogana kishte gabuar duke mos ua pranuar faturën e deklaruar dhe e kishte dëmtuar kompaninë me vendimin për ngritjen e çmimit bazë me rastin e importit të mallrave me akcizë.

Kjo ankesë ëshët vlerësuar si e pabazë nga dogana.

“Zyra doganore Pejë, ka vepruar drejtë kur ka kontestuar vlerën e mallit pasi vlera e deklaruar e mallit të deklaruar për zhdoganim nuk ëshët vlera reale e paguar për mallin me qëllim të importit në vendin tonë për arsye se është deklaruar vlerë më e vogël se vlera reale e paguar apo që ka për tu paguar për mallin e shitur për eksport, përkatësisht për import në vendin tonë”, thuhet në vendimin e doganës së Kosovës.

Dogana në shqyrtimin e provave ka konstatuar se kompania e Abrashit nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për të kundërshtuar vendimin e marrë.

Madje edhe fatura të cilën e kishte deklaruar në doganë ishte e pa vulosur nga kompania eksportuese si dhe nuk ishte vërtetuar nga shteti eksportues.

“… fatura nuk është lëshuar nga prodhuesi, por nga ndërmjetësuesi. Në shkresat e lëndës mungon kontrata e shitblerjes në mes eksportuesit dhe importuesit në të cilën do të përcaktoheshin cmimet e mallit. Nuk ka paraqitur pro faturën për të cilën subjekti ka bërë pagesën e mallit, nuk ka ofruar ndoinjë dëshmi për mënyrën e porosisë së mallit, po ashtu nuk ka ofruar ndonjë dëshmi për transferet bankare…”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

laris

Përvec kësaj, në dokumentet e kompanisë “Laris Group”, nuk ka ofruar dëshmi se vendi i ngarkimit të mallit është i njëjti që është deklaruar në letër. Sipas doganës, ai nuk korrespodon të jetë i njëjtë.

Gazeta Fjala dhe portali “Infokus”, kanë provuar të marrin një përgjigje nga ministri Abrashi, lidhur me aktivitetet e kompaanisë së tij, por ka qenë e pamundur të kontaktohet.

Tashmë Agjencia Kundër Korrupsionit ka përfundurat hetimet ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për të cilin është raportuar së përveç dy posteve qeveritare, ministër dhe zëdhënës i qeverisë, ai ka në pronësi edhe një kompani private, “Laris group” sh.p.k e cila përveç tjerash merret me tregti me shumicë të pijeve.

AKK ka konstauar se nuk ka konflikt interesit në këtë rast.

Kompania “Laris Group” Sh.p.k., e ministrit Abrashi, e regjistruar me 29.06.2011, merret më dhjetëra aktivitete biznesore, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra.Duke filluar nga tregtia me shumicë e pijeve, ambalazhim, prodhim të energjisë elektrike, ndërtim të objekteve banesore dhe jo banesore, instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, punime suvatimi, aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale, anijeve dhe aeroplanëve, tregtia me shumicë jo e specializuar dhe aktivitete të tjera./ Gazeta Fjala dhe portali “Infokus”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/minstri-arban-abrashi-zihet-me-dokumente-fals-ne-dogane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala