Ministrat maniakë të parasë publike

Autori:Zekirja Shabani

qeveria

Minstrat aktual janë gjahtarë të mirë të parasë.

Gazeta Fjala, ka hulumtuar të ardhurat e deklaruara të ministrave dhe ka gjetur se ata janë shumë të kërkuar në tregun e punës.

Mesatarisht bëjnë nga 3 punë, për të cilat marrin nga 3 paga. Ndërkaq, ata që janë vetëm me nga një pagë, kanë rehatuar bashkëshortet e tyre në puna me  paga të majme.

Prej gjithë kabinetiti qeveritarë, superministri është Arsim Bajrami i cili vazhdon të punojë në katër vende njëkohësisht dhe të marr paga të majme, secila dukshëm mbi mesataren e vendit.  Ai merr 1100 euro pagë si ministër, afro 1000 si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në UP merr afro 500 euro në muaj e në AAB afro 600 euro.  Nuk mbet aspak prapa kolegu i tij i shumëfishtë, partiak, qeveritar dhe në sferën  akademike të jurispondencës, Hajredin Kuqi. Ai merr 1200 euro si ministër, 600 euro nga UP në Pejë, 488 euro në UP dhe 70 euro në KP.

Ndërkaq, i pari i ekzekutivit, Isa Mustafa, sa ishte deputet në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2014 ka marr nga sheteti pagë vjetore në vlerë prej 12 mijë e 679 euro. Mirëpo, tani Mustafa prej që është bërë shef i qeverisë ka pasur edhe ngritje të të hyrave. Nga pozita e e të parit të qeverisë merr mbi 17 mijë euro në vit.  Mustafa gjatë vitit 2014 ka treguar se është i nagazhur edhe në Univeristetin e Prishtinës, ku edhe merr një honorar prej 7 mijë e 337 euro në vit. Po ashtu, kryeministri si akademik në ASHAK merr fiks 12 mijë euro në vit.

Ish-kryministri i Kosovës, Hashim Thacit dhe tani ministrër Punëve të Jashtme në qeverin e Isa Mustafës në bazë të përllogaritjeve në të hyrat e deklaruara dhe pozitës që mban, merr afro 15 mijë euro. Ai, ka rehatuar edhe gruan në Universitetin Fama me pagë mujore prej 1500 eurosh.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi në deklarimin e pasurisë së tij në vitin 2014 ka deklaruar se brenda një muaji nga pozita e të parit të drejtëisë paguhet 1 mijë e 183 euro.

Kuçi po ashtu ka treguar se nga angazhim  në univeristetin e Pejës paguhet 600 euro. Kurse, në një angahzim tjeter merr 70 euro e në Universitetin e Prishtinës paguhet 488 euro.

Hiq më keq nuk I ka punët ministri Lutfi Zharku, i cili i mban tri punë. Përveç se është Ministër i Infrastrukturës për të cilën paguhet, 1,150 euro, Zharku është edhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës, ku si kompenzim merr 2,600 euro në vit. Ndërsa, si ligjërues në Riinvest ai merr edhe 3200 euro në vit.

Edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli nuk është keq sa i përket punëve që bën. Për punën si ministër ai paguhet rreth 15 mijë euro në vit apo 1,150 euro në muaj. Ndërsa, për ligjëratat që mban në Universitetin e Prishtinës, si profesor i rregullt, Demolli merr pagë mujore 500 euro.

Ai punon si profesor i rregullt edhe në Kolegjin Universitar Dardania, për të cilën punë paguhet cdo muaj nga 1000 euro.

Ministri i Kulturës Kujtim Shala ka dy vende pune. Ai është ministër dhe paguhet rreth 115 mij euro në vit për këtë pozitë, ndërsa punon edhe në Universitetin e Prishtinës nga viti 2002 ku paguhet 6000 euro në vit.

Avdulla Hoti, përveq se paguhet si ministër, në vlerë rreth 15 mijë euro në vit, ai punon edhe si profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës dhe kompenzohet për punën që bën 8,078 euro në vit. Gjithashtu Hoti është profesor i asocuar edhe në Kolegjin Dardania, ku merr 10,800 euro në vit në bazë të orëve që mban.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, merr rreth 15 mijë euro pagë për pozitën që ka në qeveri, ndërsa  si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës cdo vit merr nga 4500 euro.  Përveç kësaj, ajo është ligjëruese edhe në Universitetin AAB, ku merrë pagë vjetore rreth 7,900 euro.

E të të ardhura të majme në familjen e ministers sjellë edhe bashkëshorti I saj, i cili punon në Postën dhe Telekomin e Kosovës. Për këtë punë ai fiton rreth 20 mijë euro në vit. Përveq kësaj ai meerr edhe rreth 8000 euro si ligjerues në UBT.

Ministri i Arsimit dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka hiç më pak se katër vende pune.  Ai merrë rreth 15 mijë euro në vit si ministër dhe 10,800 euro për punën që bënë në Akadamin e Shkencave të Kosovës. Gjithashtu paguhet 5,400 euro në vit si professor në Universitetin e Prishtinës dhe 7000 euro nga Kolegji AAB. Bashkëshortja e tij, paguhet 4000 euro për punën si mësimdhënëse në një shkollë të mesme.

Edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani nuk mund ta shpenzojë tërë energjinë që ka vetëm me punën e ministrit. Në bazë të deklarimit të pasurisë për vitin 2014, përveç pagës prej rreth 15 mijë euro në vit, merr edhe 28,600 euro nga Studio Agani.

Njeriu më i angazhuar i kësaj qeverie duket të jetë Ministri I Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai krahas ministrisë ku merr 15 mijë euro pagë vjetore është edhe zëdhënës I Qeverisë së Kosovës, njëherësh edhe zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për këtë të fundit paguhet 450 euro në muaj.

Keq nuk qëndrojnë me të ardhura as ministrat tjerë, e as bashkëshortet e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/maniaket-e-parase-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala