Lodrat që sjellin kancerin nuk i ndalë shteti (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

Ein Herz so gro§ wie ein Kleiderschrank / Die unter der Schirmherrschaft Sylvie van der Vaarts entstandenen Barbies werden beim diesjŠhrigen RTL Spendenmarathon versteigert

Çdo vit në Kosovë hyjnë lodra për fëmijë në vlerë 800 mijë euro.

Ato sillen kryesisht nga Kina dhe në një pjesë të madhe të tyre është gjetur se kanë përmbajtje kancerogjene.

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, krejtë çfarë bëjnë kur u kalojnë para syve këto produkte që mund të dëmtojnë  jetën e fëmijëve, i shikojnë dokumentacionin.

Aq më tepër pas një vendimi të marr nga Qeveria e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti e që e posedon edhe Gazeta Fjala, i cili ndalon , i cili ndalon çdo kontroll tjetër të Doganave.

Në vendimin e nënshkruar nga Kryeministri Isa Mustafa, të sigurur nga Gazeta Fjala,  urdhërohen Doganat e Kosovës që të lejohet importi i lodrave duke u bazuar në dokumentin e konformitetit të lëshuar nga prodhuesi në vendin e prodhimit.

Rrjedhimisht për kualitetin apo përmbajtjen  e tyre nuk i pyet askush në kufi.

Në Doganën e Kosovës heqin fajin nga vetja duke sqaruar se obligim i tyre tani e tutje është vetëm kontrolli dhe harmonizimi i dokumentacionit.

“Dogana e Kosovës ka pranuar një shkresë me të cilën autorizohet dhe obligohet që me rastin e importimit të lodrave të bëj harmonizimin e dokumentacionit respektivisht dokumentacionit të lëshuar nga prodhuesi kundrejt ligjit mbi kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit”, tregon zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, jo vetëm në rastin e lodrave por edhe në raste të importeve tjera kompetencat e Doganës shtrihen në fushën e tarifimit, vlerësimit dhe tatimit të tyre dhe jo nëse çështje të kualitetit.

“Kualiteti apo përmbajtja fiziko-kimike nuk është nën kompetencën e Doganës tani”, thotë Stavileci.

Sipas tij, mbi 60 për qind e lodrave që hyjnë në Kosovë janë me origjinë kineze kurse pjesa tjetër nga vendet si Turqia dhe vendet e Uinonit Evropian.

Ndërkaq, përgjegjësit për këtë punë, Ministria e Tregtisë dhe Inspektorati nuk janë bërë të gjallë kur janë pyetur nga Gazeta Fjala se çfarë masash kanë marrë për të evituar rrezikun.

Se lodrat e rrezikshme janë prezente në tregun e Kosovës, mediat patën alarmuar vitin e kaluar pas analizave të konfirmuara në laboratorin e Institutit “Giocattoli Sicuri” nga Roma.

Ky dokument ka qenë në duart e institucioneve të Kosovës tash një vit, nga të cilat është kërkuar të tërhiqen këto lodra nga tregu sa më parë.

Nuk dihet nëse është ndërmarr një hap i tillë ose jo.

Selatin Kaçaniku nga Organizata “Konsumatori” ka thënë se që nga viti 2009 e kanë paraqitur shqëtësimin për kodrat kancerogjene në institucionete e Kosovës.

Por, ai ka thënë për Fjala se kurrë nuk janë marrë parasyësh shqëtësimet e tij.

Sipas Kaçanikut përgjegjëse për këtë janë Dogana e Kosovës dhe Ministria e Trgetia dhe Industrisë.

“Këto dy institucione duhët të tregojnë se kush po I fut këto lodra në Kosovë. Dogana duhët ta ndalojë importin e tyre, kurse MTI duhët që tua marr licencat bizneseve që abuzojnë me produktet që imortojnë dhe rrezikojnë jetrat e qytetarëve”, ka thënë Kacaniku.

Ai mendon se për situatën e krijuar janë plotëisht fajtorë institucionet shtetërorë, që sipas tij ai hedhin fajin njëri-tjetrit dhe nuk marrin masa.

 

Vendimi-i-Qeveris-3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/lodrat-qe-sjellin-kancerin-nuk-ndal-shteti-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala