Kundër Rrezatimi në dorë të Instituteve pa licencë

Autori:admin

largea_201507151209554796201436958785

Në tërë Kosovën janë vetëm dy Institute të Mjekësisë së Punës të cilat e kanë për detyrë t`i  japin rekomandime Agjencioni Kundër Rrezatimit (AKMRrB) se cilat institucione i plotësojnë kushtet për të marrë licenecë.

Por vet ato nuk e kanë një licencë kundër rrezatimit.

Instituti i Punës në Obiliq dhe Instituti i Mjekësisë së Punës në Gjakovë, janë ende në proces të licencimit nga Agjencioni Kundër Rrezatimit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala edhe Beqir Mezelxhiu, kryeshef në këtë agjencion.

“Instituti i Mjekësisë së Punës në Kastritot është në proces të licencimit. Agjencia për Mbrojtje  nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore e ka Autorizuar Institutin për të kryer shërbime  specifike në lëmine e mbrojtjes nga Rrezatimi në Territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mezelxhiu për Gazetën Fjala.

Momentalisht vendi nuk ka asnjë Institut për Shërbime Teknike në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore më licencë.

“Deri tani Agjencia nuk ka licencuar asnjë Shërbim Teknik në Kosovë”, shpjegon Mezelxhiu.

Janë një varg kriteresh që duhet përmbushur këto Institute për ta fituar lejen e veprimtarisë.

“Kriteret të cilat duhet të përmbushen për tu licencuar Shërbimi Teknik për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore janë të shumta dhe janë të bazuara në kritere të cilat i ka përcaktuar Bashkimi Europian nëpërmes Standardeve Themelore të Sigurisë. Instituti është duke bërë përpjekje maksimale për t’i përmbushur kushtet e kërkuara”, ka shtuar Mexelxhiu.

Shef i shërbimit për Mbrojtje nga Rrezatimi në kuadër të institutit të Mjekësisë së Punës në Obiliq, Sehad Kadiri ka thënë për Gazetën Fjala se ky institut lëshon raporte lidhur me gjendjen e rrezikshmërisë në aspektin e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

“Mund të them se në përditshmëri për çdo javë e kemi nga një lëndë që na vie nga Ministria e Shëndetësisë për vlerësimin e gjendjes së rrezikshmërisë në ato ambiente nga aspekti i mrojtjes nga rrezatimi. Ministria me raport tonin merr vendimin për  licencë apo jo”, thotë Kadiri.

Ndonëse institucioni të cilin Kadiri e udhëheqë është në proces të licencimit, ai thotë se pavarësisht kësaj raportet të cilat ky institute i lëshon janë profesionale.

“Ne lëshojmë raporte profesionale të majte të detajuara me kualitet të dozave të rrezatimit jashtë mureve, përeth kabinetit”, ka thënë Kadiri për Gazetën Fjala. Ai u shpreh se Instituti i Mjekësisë së Punës është në proces të licencimit.

“Ne i kemi bërë kërkesat në vazhdimsi që nga viti 2014 dhe nuk kemi një përgjigje nga AMRrB për arsye sepse Agjencioni është një trupë e re,  në kaudër të zyrës së kryemistrit. Dhe ende nuk e ka aprovuar në rregullorë se si duhet dhe cka duhet  të përmbushin kompanitë e tilla që i bëjnë këto matje”, ka thënë ai.

Ndërkaq Agjencioni kundër rrezatimit i cili funksion në kuadër të zyrës së kryeministrit shprehet se kriteret që duhet plotësuar këto institute janë të përcaktuara nga  Bashkimi Europian nëpërmes Standardeve Themelore të Sigurisë./GazetaFjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/kunder-rrezatimi-ne-dore-te-instituteve-pa-licence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala