Kosovarët ia mësyjnë Turqisë

Autori:Zekirja Shabani

turkey2

Kosovarët po bëhen gati për deti. Edhe pse janë më të varfërit në Evropë pushimet i kanë planifikuar gogja luksoze.  Shumica kanë rezervuar tashmë aranzhmane në hotele me 5 yje në Turqi, Bullgari e vende tjera të largëta.

Ndryshe nga vitet e kalura, agjentët turistik tregojnë se këtë vit numri i atyre që ia kthejnë shpinën Shqipërisë e Malit të Zi, ku tradicionalisht i kanë kaluar pushimet parashihet të jetë në rritje.

Arsyeja thonë se është e thjeshtë Shqipëria posedon plazhe të bukura dhe çmime të lira, mirëpo mungon jeta e natës për të rinjtë, si dhe mirësjlleja dhe mikëpritja ndaj pushuesve.

Ndërsa Ulqini pavarsisht se është cak i të rinjve kosovarë, për shkak të kostos dhe jetës së natës prapë se prapë duket se nuk po i kënaqë sa duhet pushuesit.

Deniz Pajazit, menaxher i Marketingut në “AltaVia Travel”, thotë se destinacioni kryesor i kosovarëve për pushime verore padyshim është Turqia.  Disa e zgjedhin këtë vendë, sipas tij, për shkak se shpenzimet janë thuajse të njëjta si në vendet tjera ndërsa kanë më shmë mundësi për atraksione turistike.

“Çmimet për hotele nuk janë të shtrenjta, mirëpo bileta është e shtrenjtë. Ne kemi hotele këtu në Kosovë që kushton 60 euro nata dhe e dimë se çfarë shërbime ka, ndërsa në Turqi për 60 euro natën, zgjedh një hotel shumë më të mirë dhe luksoz, mirëpo bileta është ajo që e bën më të shtrenjtë Turqinë”, thotë Pajaziti.

Edhe në kompaninë turistike “Eurokoha”, gjithashtu thonë se kosovarët kërkesë më të madhe kanë për Turqi, dhe se për këtë sezonë çmimet kanë filluar të rriten, pasi që ofertat speciale me çmime më të ulëta ishin muajin e kaluar.

Por sipas tyre, ofertat nuk varen nga ta por nga hotelet në Turqi.

“Ofertat speciale me çmime me të ulëta ishin muajin e kaluar, ndërsa nga ky muaj kanë filluar të rriten ato. Ne si kompani nuk mund të ofrojmë oferta speciale, mirëpo shpeshherë ndodhë që një hotel i caktuar përnjëherë ti zbret çmimet.”

Çmimet në hotelet turke dallojnë nga data dhe nga shërbimet e tyre. Hoteli më i lirë, i cili posedon 3 yje çmimi është 303 euro për 7 netë, ndërsa çmimi më i lartë në hotelet me 5 yje është 1,310 euro për 7 netë, me shërbime all inclusive për një person.

Saranda më lirë se vjet

Për kosovarët që planifikojnë të shpenzojnë më pak këtë verë, agjentët turistik rekomandojnë bregdetin shqiptarë, sidomos plazhet e Sarandës në jug të Shqipërisë.

Mimoza Rexhepi nga agjencioni turistik “Veneta Travel” thotë këtë vit në Sarandë janë çmimet paksa më të ulëta se një vit më parë.

Jashtë aranzhmaneve turistike, kosovarët në Shqipëri mund të pushojnë dhe akomodohen me kosto të ulët në apaartmane private.

Shtrati në shtëpitë private aktualisht sillet nga 5 euro, ndërsa në hotele çmimet dallojnë prej vendit në vend, duke filluar nga 25 euro për dhomë.

Vlerësohet se pushuesit kosovarë për pushimet verore në bregdetin e Shqipërisë çdo vit shpenzojnë rreth 200 milionë euro. Ndërsa shpenzimet mesatare të një familjeje me pesë anëtarë për 10 ditë shkojnë deri në 1,500 euro, por ka që shpenzojnë edhe më pak.

Ndërkaq, në Ulqin, shtrati në shtëpi private fillon nga 6 euro e deri në 8. Ndërsa në hotele dhomat janë me çmime fillestare nga 45 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/kosovaret-ia-mesyjne-turqise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala