Kosovarët e varfër shpenzuan miliona euro në duhan e alkool

Autori:Gazeta Fjala

aa

Gjysma e kosovarëve llogaritet të janë të papunë në shtetin më të varfër në rajon, por ata kur është në pyetje duhani e alkool janë gjendje t’i shpenzojnë edhe centët e fundit.

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kosovarët kanë djegur në duhan rreth 27 milionë euro.

Përveç cigareve, qytetarët e Kosovës janë shpenzuar miliona euro në alkool.

Sipas Doganave të Kosovës, brenda këtyre muajve të këtij viti në Kosovë ka hyrë alkool në  vlerë prej 19 milionë e 567 mijë e 936 euro.

Madje vetëm gjatë muajit janar janë shpenzuar mbi 3 milionë euro, pasuar nga muaji qershor ku janë shpenzuar 1 milion euro për pije.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, del se që nga janari i vitit 2016 e deri në qershor të vitit 2017 qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar afro 85 milionë euro për duhan e alkool.

Maqedonia, vendi prej të cilit importohet më së shumti

Shumica e produkteve që konsumohen, nuk është se prodhohen në Kosovë. Edhe cigaret e pijet e ndryshme importohen nga vendet e tjera.

Vendi prej të cilit importohen më së shumti këto produkte është Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila në këtë gjashtëmujor ka marrë afro 1 milion euro.

Pas saj vjen Serbia e cila merr afro 700 mijë euro nga importi i këtyre produkteve në Kosovë, Sllovenia që merr 532 mijë euro dhe Holanda 491 mijë euro.

Shtete të tjera prej të cilave importohen produkte janë: Mali i Zi, Franca, Italia, Spanja, Bullgaria, Irlanda, SHBA-të dhe shumë vende të tjera.

Vitin e kaluar për cigare ishin shpenzuar mbi 58 milionë euro. E lloji i preferuar i cigareve për kosovarët në bazë të importit po del të jetë Marlboro e Lack Strike. Pas tij vjen Ronhilli, Kent, Ronson si dhe West Presing.

Për të hyrë në Kosovë kompanitë importuese duhet të paguajnë në Doganën e Kosovës 41 euro akcizë për 1000 copë cigare.

Ndërkaq në vitin 2015 për hyrjen e këtij produkti në territorin e Kosovës janë paguar hiç më pak se 102 milion euro për akcizë.

Kosovarët nuk kanë standard për luks

Kështu buxheti i një familje në Kosovë gjatë vitit 2016 bazuar në atë se sa shpenzuan arriti mesatarisht në 7 mijë e 539 euro. Ndërkaq, për kokë banori, një kosovar i vetëm shpenzoi 1 mijë e 460 euro, shkruan Gazeta Fjala.

Këto të dhëna flasin për rënie drastike të standardit të jetesës ndër vite.

Kjo vërehet edhe nga ajo se ku u shpenzuan këto mjete.

Kosovarët gati gjysmën e parave që kanë në dispozicion i shpenzojnë për ushqim, e shumë pak për arsimin, shëndetësi e veshmbathje.

“Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar për ushqim (42%) dhe për banim (29%). Pasojnë shpenzimet për veshmbathje me 5% dhe nga 4% për transport, alkool, duhan dhe për mobile”, thotë ASK. /Gazeta Fjala/. (Arjeta Shabani)

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/kosovaret-e-varfer-shpenzuan-miliona-euro-ne-duhan-e-alkool/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala