Kosova me verërat më të mira në rajon

Autori:Gazeta Fjala

wine-620x350

Falë tokës, klimës së përshtatshme dhe traditës dymijë vjeçare për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës, Kosova në këto shtatë vitet e fundit ka eksportuar  afro 40 milionë litra verë në tregjet evropiane.

Verërat e Kosovës janë të cilësisë së lartë, këtë e dëshmon edhe gazeta prestigjioze Britanike, “The Indepedent”, e cila kohë më parë pati shkruar për prodhimtarinë e verës në këtë vend.
Richard Elhrich, kritik i verës pati komentuar cilësinë e saj duke thënë për “Indepedent” se “sa më shumë e provoja aq më shumë më pëlqente”.

Prodhuesi më i madh i verës në Kosovë është “Stone Castle Vineyard&Ëinvery”, e cila në vitin 2014 ka prodhuar mbi 2milion litra verë.

Menaxheri i saj Artur Cama, ka thënë me mburrje se Kosova ka verën më të mirë në rajon, dhe është e përpunuar sipas standardeve më të larta të kualitetit, e ambalazhuar dhe finalizuar me teknologjinë më të lartë nga ekspertët më të mirë.

Ai ka treguar se kjo verë tani ka pushtuar edhe tregun e Serbisë.

“Nga 1 maji i këtij viti, në marketet e Beogradit, Kragujevcit, Nishit dhe Çaçakut, janë derguar verat e Kosovës. Deri në fund të vitit do të dërgohën 650 mijë litra shishe verë”, ka thënë Camaj.
Ai ka bërë të ditur se kompania ka marrë lejet e nevojshme nga Serbia, pas vizitave që janë bërë nga Ministria serbe e Bujqësisë.

“Stone Castle” ka eksportuar verë në Serbi edhe më parë, por jo në shishe. Kështu vetëm gjatë vitit 2014 në Serbi janë eksportuar 1 milionë e 350 mijë litra verë, dhe deri në fund të vitit 2015 planifikohet të eksportohen 2 milionë e 250 mijë litra verë të pa paketuar, dhe 650 mijë litra në shishe.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vazhdon të përkrahë prodhimtarinë e rrushit për verë, duke i subvencionuar ato në bazë të hektarëve të tokës së prodhimit.

Në vitin e kaluar, MBPZhR, sektorin e vreshtarisë e ka mbështetur me më se dy milionë euro pagesa direkte. Për 100 hektarë tokë ata kanë ndarë 1000 euro, ndërsa ata të cilët kanë mbi 100 hektarë tokë do të subvencionohen me 3000 euro.

“ Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe sivjet ashtu si edhe viteve të kaluara, përmes skemave të subvencionimit (pagesave direkete) dhe grante investive është duke e mbështetur sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë. Përmes pagesave direkte, do të subvencionohen të gjithë fermerët vreshtarë që kanë më tepër se 0.10 ha me vreshta, ndërsa kategoritë e subvencionimit do të ndahen në këtë mënyrë: 1. Fermerët që kultivojnë vreshta nga 0.10 ha deri në 100 ha do të mbështeten me 1,000 €/ha; 2. Fermerët që kultivojnë vreshta mbi 100 ha do të mbështeten nga MBPZhR-ja me nga 300 €/ha. Rendimentet e rrushit këtë vit priten të jenë shumë të mira. Mesatarisht nga një ha rrush do të vilen 10 – 12 ton/ha për rrush të verës dhe 12-14 ton/ha për rrush të tryezës”.

Në këtë institucion kanë treguar se rahasuar më vitin e kaluar, rendimentet do të jenë dukshëm më të larta.

“Sektori i vreshtarisë, vitin e kaluar (2014) është mbështetur me pagesa direkte në vlerë prej 2,290,782.50 €. Në vitin 2015 për Pagesa Direkte – Vreshta kanë aplikuar 2,800 fermerë me sipërfaqe totale prej 2,500 ha, ndërsa ende nuk ka përfundur kontrolli në terren dhe nuk mund të jepen të dhëna të sakta rreth asaj se sa fermerë i plotësojnë të gjitha kushtet për të përfituar nga mbështetja e MBPZhR-së.”

Në vitin 2014 në Kosovë janë prodhuar mbi 4 milion e gjysmë litra verë, nga 12 prodhuesit më të mëdhenj të vendit.

Dominante në prodhimin e verës është Shpk. “Stone Castle Vineyard&Ëinvery”, me mbi 2.1 milion litra. Pas saj vije NTP “Haxhijaha”, e cila për vitin 2014 ka prodhuar afro 1 milion litra verë./Gazeta Fjala/.

veeeeeeeee

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/kosova-me-vererat-me-te-mira-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala