Kompanitë vendore rrezikojnë tregun farmaceutik

Autori:Agon Sinanaj

barna_1500370641-7074556

Tregu farmaceutik në Kosovë nuk është i rrezikuar vetëm nga barnat që vijnë nga Serbia. Edhe brenda Kosovës, kompani të caktuara po mashtrojnë institucionet shëndetësore në tenderë të caktuar për furnizim me barna nga lista esenciale.

Janë disa kompani vendore të sektorit farmaceutik që viteve të fundit kanë përfunduar në listën e zezë të Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta Fjala.

Kryesisht në listën e zezë të OSHP-së defilojnë kompani nga tregu farmaceutik.

Rasti i fundit është me kompaninë “Trio Med” në tenderin “Furnizim me barna dhe material shpenzues medicinal nga lista esenciale”.

Në këtë tender, OSHP e diskualifikoi këtë kompani krejtësisht nga pjesëmarrja, për shkak të mashtrimit, duke e futur në listë të zezë për periudhën e ardhshme gjashtë mujore.

“Trio Med”, në dosjen e tenderit, kishte prezantuar dokumente të falsifikuara.

Gjithçka kishte nisur kur kompania në fjalë kishte prezantuar certifikatë të rrejshme të prodhuesit nga Gjermania.

Për ketë rast, hetime ka nisur edhe Policia e Kosovës.

“Paneli shqyrtues duke u bazuar në dëshmitë që ka pasur në dispozicion, të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë konstaton se operatori ekonomik “Trio med” – Prishtinë në aktivitetin e prokurimit “Furnizim me barna dhe material shpenzues medicinal nga lista esenciale”, me numër të prokurimit: 206/16/103/111 ka ofruar të dhëna të rreme në lidhje me certifikatën e lartpërmendur”, thuhet në raportin e OSHP-së, lidhur me ketë

 Historiku i kompanive mashtruese me barna

Në të kaluarën ka pasur disa raste të mashtrimeve në tregun farmaceutik. Organi Shqyrtues i Prokurimit pati marrë vendim në vitin 2014 që të diskualifikoj nga pjesëmarrja në prokurimet publike “NTP Friends”, pas kërkesës nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 18 shkurt të atij viti u vendos që “NTSH Friends”, kompani me bazë në  të diskualifikohet për një periudhë një vjeçare, si dhe ti pezullohet kontrata me titull “Furnizim me material shpenzues medicinal nga lista esenciale”.

“Diskualifikohet, operatori ekonomik “NTP FRIENDS” nga Prishtina, nga pjesëmarrja në prokurim publik, për periudhën një vjeçare (12 muaj), si dhe pezullohet kontrata me titull “Furnizim me material shpenzues medicinal nga lista esenciale, me nr prokurimi: 206/14/022/111 për Lotet:1,2.3AI7,8,1(U3,14)5,18,19,20,28,29/30,51, e dt:1L,.11.2014”, thuhet në vendimin e OSHP.

Ministria e Shëndetësisë në po këtë vit pati kërkuar nga OSHP që të anuloheshin edhe tre tenderë të tjerë për barnat e listës esenciale.

Mirëpo bazuar në këtë vendim është refuzuar kjo kërkesë pasi “që tri tenderët tjera nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit nga OSHP-së” shkruan në këtë vendim”.

Historiku i kompanive mashtruese në OSHP

“Gjykata e tenderëve” në shkurt të vitit 2014 kishte futur në listën e zezë edhe një kompani tjetër nga Çekia “Ekoinvest & G Team”.

Me kërkesën e Korporatës Energjetike të Kosovës është diskualifikuar konsorciumi “Ekoinvest & G Team” për shkak se “G Team” ka falsifikuar certifikatën.

Kësaj kompanie me bazë në Çeki i ndalohet pjesëmarrja në tenderët publike deri në gusht të 2016-ës, shkruan Gazeta Fjala.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së KEK për diskualifikim të këtij operatori, paneli shqyrtues kishte kërkuar rivlerësimin e certifikuesit nga “TUV SUF Service GmbH” nuk e ka lëshuar certifikatën në fjalë .

“Me ç’rast vërtetohet se kompania në konsorcium “G-Team” e ka falsifikuar këtë certifikatë përmes internetit” shkruan në arsyetimin e OSHP-së.

Kompania nga Prishtina “Friends” është akuzuar edhe më herët për mashtrimet që ka barë në disa tender. Në media është raportuar se drejtues të kësaj kompanie kanë bërë edhe blerje të autoblinde më kurdisje të tenderëve në Ministri të FSK.

Ndryshe, gjatë këtij viti në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda është deponuar një për vepra të ndryshme penale, përfshirë – krim të organizuar; furnizim, transportim, këmbim apo shitje të paautorizuar të armëve; mashtrim; dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit.

Rasti i “5 vëllezërit Mulaku”

“5 vëllezërit Mulaku”, kompani nga Prishtina, në vitin 2015 tentuan ta mashtrojnë Policinë e Kosovës për të fituar afro 50 mijë euro tender. Por e pësuan pasi u gjetën se kishin falsifikuar diplomën e inxhinierit që do të renovonte stacionet policore.

Ata janë futur në listën e zezë të kompanive në Kosovë dhe për gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të mund të marrin asnjë punë në tërë territorin e Kosovës.

Kështu ka vendosur Gjykata e Tenderëve, siç njihet ndryshe Organi Shqyrtues i Prokurimit, pasi ka aprovuar të gjeturat e Policisë së Kosovës se kompania “5 vëllezërit Mulaku” kishin pretenduar të marrin tenderin për renovimin e stacioneve policore në Prishtinë, Gllogoc, Podujevë, Lipjan pa pasur inxhinier.

Në këtë garë ata ishin futur bashkë me kompaninë tjetër, NNP Euro Construction nga Rahoveci, por e cila ka shpëtuar nga lista e zezë e shtetit.

Në bazë të arsyetimit të OSHP-së, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit diskualifikim të dy kompanive në tenderin “Renovimi i Qendrave të ndalimit në Stacionin Policor Prishtinë, Gllogovc, Podujevë dhe Lipjan”.

Krejt kjo pasi kompania “5 Vëllezërit Mulaku” ka falsifikuar noterizimin e një diplome të inxhinierit të arkitekturës.

“Autoriteti kontraktues/ Policia e Kosovës/, me dt. 02.06.2016 ka parashtruar kërkesë, në OSHP, që të veprohet konform nenit 99.2 të LPPsë, pasi që sipas tyre konsorciumi “5 Vëllezërit Mulaku” dhe “NNP Euro Construction” ka falsifikuar noterizimin e një diplome të inxhinierit të arkitekturës”. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/kompanite-vendore-rrezikojne-tregun-farmaceutik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala