Kështu i keqpërdorën subvencionet komunat e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Borxhet-ekomunave-640x360

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, MimozaKusari-Lila, duket se vetëm  ndan subvencione në vlera prej mijëra euro, por më pas nuk interesohet fare se a janë shpenzuar ato para për qëllimet për të cilat janë destinuar.

Edhe pse rregulloret përcaktojnë kufijtë maksimalë për shumat e subvencioneve dhe ndalojnë përfitimin e shumëfishtë të subvencioneve nga i njejti subjekt brenda një viti, raportet e auditimit kanë gjetur shkelje të kësaj natyre.

Kuvendi Komunal i Gjakovës ka ndarë 200 mijë euro subvencione, mbi limitin e përcaktuar me rregullore, për revitalizim të ngrohtores së Gjakovës, por nuk kishte marrë raport që konfirmon se këto fonde janë shfrytëzuar për qëllimet e parapara.

Kjo sipas gjetjeve që kishte bërë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në Komunën e Gjakovës për vitin 2016.

Por, në Komunën që udhëhiqet nga Kusari-Lila, duket se ky rast nuk është tejkalimi i vetëm.

Kjo Komunë ka kaluar shumën e kufijve dhe në tri rastë të tjera, madje në njërin prej tyre ka kaluar kufirin për 25 mijë euro.

“Gjakova ka kaluar shumën e kufijve edhe në tri raste të tjera, ku për njërin rast, ndihma për NTP “Fatoni”, komuna ka kaluar kufirin për 25 mijë euro”, kështu thuhet edhe në gjetjet që ka bërë Instituti GAP, në analizën “Ndarja e subvencioneve në komunat e ministrisë- Bazaligjore, transparenca dhe llogaridhënia”.

Nuk është e vetmja Komuna e Gjakovës, që ka bërë shkelje të tilla. Edhe Komuna e Kamenicës njihet për të tilla dallavere.

Madje në këtë Komunë është evidentuar një numër edhe më i madh i këtyre shkeljeve.

‘’ Komuna e Kamenicës në 14 raste, gjatë vitit 2016, ka dhënë shuma më të mëdha të subvencioneve duke tejkaluar kufirin për mës humë se 1,000 euro për persona fizik e 3,000 eur për persona juridik’’.

Ndryshe procedurat ligjore shkelen siç është më së keqi. Pavarësisht se me rregullore të Komunës së Kamenicës, nuk lejohet subvencionimi i një subjekti më shumë se një herë në vit, në listat e përfituesve shihen të njejtit emra, pagesat e të cilëve janë kryer në muaj të ndryshëm gjatë vitit.

‘’ OJQ Fortesa dhe Handikos Kamenicë, kanë marrë subvencione nga dyherë në vit, si dhe kanë marrë subvencione në shuma mbi 2,000 euro me miratim të kryetarit të komunës, edhe pse kufiri maksimal i lejuar është 2,000 euro’’.

Edhe Komuna e Graqanicës, nuk shpëton më mirë kur është puna te shkeljet. Në këtë Komunë, shërbimet e transportit për student të Graqanicës e Mitrovicës paguhen në kuadër të marrëveshjes me një organizatë joqeveritare.

Por nuk evidentohen procedura tligjore, sipër zgjedhja e kryesit të shërbimeve, si dhe çmimet për kryerjen e këtyre shërbimeve nuk sigurohen si pas çmimit të tregut.

Shkeljet në këtë komunë nuk mbarojnë me kaq. Kjo komunë mbështet edhe bizneset, ani pse kjo bie ndesh me rregulloren që nuk parasheh punën e mbështetjes së bizneseve.

‘Në një rast komuna ka paguar një biznes individual për punëtorët, ushqimin, pijet dhe shpenzimet e veterinës që bie ndesh me rregulloren e brendshme e cila nuk parasheh mbështetje për biznese’’.

Madje edhe në këtë komunë subjektet e njejta subvencionohen disa herë brenda vitit.

‘’Këshilli Rinor i Graçanicës(OCD) dhe Organizata e Turizimit të Graçanicës (TOG) kanë marrë subvencione nga shtatë herë brenda vitit duke akumuluar një shumë totale afro 14 mijë euro dhe 51 mijë euro respektivisht’’.

Klasifikimet të mira, nuk bëhen as në Komunën e Ferizajt, të udhëhequr nga Muharrem Svarqa.

‘’Në këtë Komunë pagesat për furnizimin e  fermerëve me fidanë të mjedrave dhe të sistemit të ujitjes vendosen në kategorinë e subvencioneve, të cilat është dashur të vendosen në kategorinë e transfereve kapitale.”

Gjithashtu edhe në rastin e Ferizajit, vërehet tendenca e përfituesve të shumifshtë, ku për shembull Shoqata e Artistëve Figurativ “ZefKolombo” ka përfituar pesë herë me një shumë totale prej rreth nëntë mijë euro.

Ajo që është më e keqja në disa komuna subvencionet miratohen me shuma më të larta se sa lejohet me rregullore.

Në Komunën e Malishevës, ZKA kishte gjetur miratim të subvencioneve më të larta se sa lejohet sipas rregullores nga kryetari pa i dërguara to subvencione për miratim në Kuvendin Komunal duke rrezikuar kështu transparencën në ndarjen e subvencioneve.

‘’Komuna e Malishevës po ashtu ka ndarë dy herë subvencione pë rshoqatën e grave Fatjona gjatë vitit 2016, anipse rregullorja e saj ndalon subvencionimin e një subjekti më shumë se njëherë në vit’’.

Nuk janë të pakta rastet as ku komunat subvencion një biznese private. Një rast i tillë është i pranishëm në Komunën e Obliqit.

‘’Komuna e Obiliqit ka ndarë subvencione gjatë vitit 2016 për tri biznese siç është vërtetuar në listën e për fituesve nga kjo komunë, për kundër asaj që me rregulloren e brendshme nuk parashihet subvencionim i subjekteve profitabile e private’’.

Kompanitë Fresh Fruit Pr, Mitrix Culture dhe Alfa Com, Janë subvencionuar nga tri herë brenda vitit duke akumular subvencione prejr reth 25 mijë euro dhe 1,500 euro respektivisht, që përbën edhe një tjetë rshkelje të rregullores, e cila nuk lejon subvencionim të të njëjtit subjekt më shumë se njëherë në vit.

Parregullësive nuk i ka shpëtuar as kryeqyteti. Komuna nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit ka pasur probleme të ngjashme, si me komunën e Kusari-Lilës.

Në Komunën e Prishtinës, ka pasur probleme të ngjashme me atë të Gjakovës ku për dy raste – atë të subvencionimit të festës së muzikës “21 Qershori” dhe të drejtorisë artistike të teatrit mimik, kanë munguar dëshmi financiare e narrative se mjetet e ndara janë shpenzuar për qëllimin e caktuar duke krijuar rrezik për mungesë të përgjegjësisë nga shpenzimi i drejtë ifondeve të drejtorive e programeve të caktuara.

Madje Komuna e Prishtinë spo del të jetë e vetmja që nuk përcakton kufijë për ndarjen e subvencioneve me miratim nga kryetari, por këtë përcaktim e bën nga një individ apo institucion.

“Sipas listës së përfituesve edhe në Prishtinë në disa raste i’u është dhënë subvencione personave të njejtë,dy raste personave fizik dhe një rast OJQ Oda, e cila kishte përfituar dy herë nga 2,500 euro.” (Arjeta Shabani) /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/keshtu-i-keqperdoren-subvencionet-komunat-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala