KEDS  jashtëligjshëm la konsumatorët pa rrymë

Autori:admin

keds-punetoret1

Një familjeje në Kosovë mesatarisht plot 81 orë gjatë vitit i mungon energjia elektrike. Kjo energji nuk arrin tek shtëpitë e konsumatorëve nga KEDS për arsye të ndryshme. Por kryesorja janë ndërprerje të paplanifikuara për shkak të prishjeve të ndryshme.

Ndërkohë, siç zbulon raporti i fundit i Qeverisë se Kosovës “Programi i Kosovës për Reforma në Ekonomi 2017”, në bazë të ligjit, KEDS nuk guxon ta tejkalojë kohëzgjatjen e ndërprerjeve të paplanifikuara të energjisë elektrike prej 30 orëve.

Mirëpo, ky standard u shkel edhe në vitin 2015 por edhe në vitin 2016. Me 2015 ishte 81 orë, ndërsa në vitin 2016 ishte 49 orë ndërprerje të paplanifikuar e energjisë elektrike.

“Mesatarja e kohëzgjatjes së ndërprerjeve të pa planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, në vitin 2015, ka qenë 81.74 orë, për konsumator për vit, ndërkaq standardi i cilësisë është 30 orë për konsumator në vit”, zbulon detaje raporti i Qeverisë.

Sipas raportit, çmimet e energjisë elektrike në sektorin e amvisërisë në vitin 2015 kanë qenë 61 eurocent/Kwh, ndërsa ato të sektorit industrial 81 eurocent/Kwh.

Ky raport publikohet pak kohë pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë e dënoi me 45 mijë euro gjobë KEDS-in për mashtrim të qytetarëve me ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike.

raporti 1

Pse u gjobit KEDS?

Zëdhënësja për media në ZRRE, Adelina Murtezaj-Bajrami, ka konfirmuar për Gazetën fjala se ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë në sistemin e shpërndarjes gjatë vitit 2015 ka qenë 81.74 orë ndërsa ato në vitin 2016 kane qene 49.32 orë.

Ajo ka thënë se ndërprerjet e paplanifikuara ndodhin për arsye të ndryshme duke filluar nga rënia e blloqeve të gjeneratorëve deri tek kushtet e vështira atmosferike nga të cilat mund të shkaktohen prishje në rrjetin e energjisë elektrike.

“Këto ndërprerje në vitin 2016 janë në nivel prej 49.32 orë”, thotë Murtezaj-Bajrami.

Zëdhënësja e ZRRE ka sqaruar edhe dallimin me reduktimet e energjisë elektrike.

“Përderisa reduktimet e energjisë janë ndërprerjet e furnizimit me energji të planifikuara të cilat operatorët i aplikojnë kryesisht kur nuk ka prodhim të mjaftueshëm të energjisë, ose kur ka ngarkesa në rrjet për shkak të konsumit të madh kryesisht të shkaktuar nga konsumatorët për ngrohje me energji elektrike”, ka sqaruar Murtezaj-Bajrami.

Mirëpo,  ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë elektrike sipas Murtezaj-Bajrami, nuk kanë qenë arsyeja se pse u gjobit KEDS nga ZRRE.

“Për ndërprerjet e planifikuara të energjisë  nga OSSh, për të cilat ZRRE ka gjobitur KEDS me shumën prej 45.000 euro, dëshirojmë të sqarojmë se arsyeja e gjobitjes, ka qenë se gjatë ndërprerjeve të energjisë të aplikuara për mirëmbajtje të rrjetit, siç është konstatuar nga ZRRE, janë përbërë disa shkelje, pasi që ka pasur mospërputhje në mes të planit të ndërprerjeve dhe shkelje të procedurave gjatë realizimit të këtyre ndërprerje”, ka thënë Murtezaj-Bajrami. /Gazeta Fjala/.

raporti 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/keds-jashteligjshem-la-konsumatoret-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala