Kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit e Glauk Konjufcës

Autori:Zekirja Shabani

Shpend_Ahmeti_-_Glauk_Konjufca

 

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën dhe tre zyrtarë tjerë komunalë do të përballen me drejtësinë. Ndaj tyre tashmë rëndojnë disa akuza, përderisa është ngritur edhe një kallëzim penal për shfrytëzim të pozitës për t’i favorizuar bashkëpartiakët.

Gazeta Fjala posedon dokumentacionin e dorëzuar nga Shefqet Berisha, me vendbanim në Lagjen Sofali, në Prishtinë, i cili pretendon se kreu i Komunës së Prishtinës ka favorizuar baxhanakun e bashkëpartiakut të tij, Glauk konjufca për një pronë në këtë lagje.

Berisha pretendon se Komuna e Prishtinës me një vendim, sipas tij të padrejtë, kërkon t’ia marrë pronën, me pretendimin se e ka uzurpuar, për t’ia dhënë në shfrytëzim baxhanakut të Glauk Konjufcës, Agron Gashit.

Në kallëzimin penal thuhet se sektori i Pronës në Drejtorin për Financa dhe Pronë në Komunën e Prishtinës më datën 10.11.2014, në bazë të kërkesës së baxhanakut të Glauk Konjufcës,Agron Gashi, fqi i të dëmtuarit, solli një vendim me numër 010 – 466 – 84236, me të cilin kinse i dëmtuari e ka uzurpuar pjesën e caktuar të ngastrës me numër 759 – 0 ZK Sofali, duke e urdhëruar të dëmtuarin që të njëjtën ta liroj.

“Sektori i Pronës dhe Drejtoria për Financa dhe Pronë në Komunën e Prishtinës e miratuan një vendim të tillë dhe bënë konstatime të tilla, pa qenë fare në vendin e ngjarjes, rrespektivisht në pjesën e ngastrës për të cilën komuna pa të drejtë pretendon se i dëmtuar e ka uzurpuar.

Në fakt sjellja e një vendimi të tillë nuk ka të bëjë fare me lirimin e pjesës së ngastrës, por me  të që të njëjtën të ja jap në shfrytëzim boxhanakut të Glauk Konjufcës”, thuhet në kallëzim penal.

I dëmtuari më datën 2 Dhjetor 2014, e kishte dorëzuar një kërkesë urgjente tek Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ku e kishte njoftuar për vendimin e kundërligjshëm të Sektorit të Pronës e të Drejtorisë për Financa dhe Pronë, si dhe kishte kërkuar nga ai që ti ndërmarr të gjitha veprimet brenda kompetencave dhe autorizimeve që ka lidhur me vendimin e përmendur, por Shpend Ahmeti në cilësin e Kryetarin e Komunës asnjëherë nuk veproi.

Në Komunën e Prishtinës mohojnë të jetë intervistuar nga hetuesia kryetari Shpend Ahmeti lidhur me këtë çështje ndërsa thonë se nuk është marrë aasnjë vendim për dhënie në shfrytëzim të asaj ngastre.
Miranda Mullafazliu – Bejta, zyrtare e lartë për media tregon se ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, janë ngritur disa padi gjatë vitit 2014 nga uzurpatorë të ndryshëm të cilët gjatë viteve të fundit  kanë përfituar nga prona publike e komunës së Prishtinës.

Por, sipas saj Komuna e Prishtinës merr vendime bazuar në regjistrin kadastral.  Gjatë vitit 2014 e kemi bërë regjistrin e pronës komunale me që rast janë identifikuar shumë prona komunale të uzurpuara.

“Kemi lëshuar dhjetëra vendime për lirim të pronave që bazohen edhe në regjistrin tonë, si dhe në kërkesa të qytetarëve. Sektori i pronës së Drejtorisë së Pronës dhe Buxhetit ka shqyrtuar kërkesën në fjalë, që daton nga viti 2013, dhe ka konstatuar uzurpim të pronës komunale, me ç’rast ka nxjerrë vendim për lirimin e pronës komunale për 4 uzurpatorë. Pas nxjerrjes së këtij vendimi, pala ka pasur të drejtë ankese brenda 30 ditëve, por si institucion nuk jemi në dijeni është bërë ose jo ankesa”, thotë Mullafazliu – Bejta.

 

kallezim penal

 

Kallëzimi penal është ngritur kundër:

  1. Shpend Ahmeti-t, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendbanim në Prishtinë, ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës;
  1. Glauk Konjufca, shtetas i republikës së Kosovës, me vendbanim në Prishtinë, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, tek Qafa;
  1. Shemsedin Thaci, shtetas i Republikës së Kosovës, me vedbanim në Prishtinë, ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës;
  1. Fidan Thaci, shtetas i Republikës së Kosovës, me vedbanim në Prishtinë, ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës; si dhe
  1. Visar Berisha, shtetas i Republikës së Kosovës, me vedbanim në Prishtinë, ndërtesa e  vjetër e Komunës së Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/kallezim-penal-ndaj-shpend-ahmetit-e-glauk-konjufces/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala