Intervistë|Osman Musliu: BIK-u dhe Ipeshkëvia fajtore për radikalizmin fetar

Autori:admin

maxresdefault

Krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës nuk janë të vetmit me të cilët ka telashe të vazhdueshme imami nga Drenasi, Osman Musliu. Shpesh është kërcënuar, madje në një rast edhe kërcënuar për bindjet e tij, siç thotë nga ekstremistët.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, Musliu tregon se ka problem edhe me krerët e Ipeshkevise se Kosovës “që bëjnë lojëra për ta përçare shoqërinë shqiptare dhe tolerancën fetare duke futur thika mes tyre”.

“Këta janë ata te cilët unë kam problem me ta dhe ata me mua. Por sot jetojmë ne një Kosove ku hajni asht i zoti, shpijuni patriot, dallavergjia i mençur, i pasuri burrë i mirë, krimineli trim etj. Nuk është çudi qe te mos jesh i mirëseardhur brenda këtyre njerëzve dhe te fyhesh”, tregon Musliu që punon si imam që nga viti 1997.

Ai flet për rrezikun e përhapjes së frymës radikale fetare në shkolla, xhami, kisha, e familje kosovare.

E fajin për gjithë këtë, Osmani ia hedhë bashkësive fetare por edhe qeverisë së Kosovës të cilat sipas Osmanit nuk po e marrin seriozisht këtë dukuri.

 Gazeta Fjala:   Zt. Musliu, ditë me parë është raportuar në media se jeni kërcënuar. Kush po ju kërcënon dhe cilat janë arsyet e këtyre kërcënimeve?

Musliu: Thënë te drejtën kërcënimet ndaj meje nuk janë diçka risi për mua. Gjatë gjithë kohës kam qenë i kërcënuar dhe i fyer nga njerëz te ndryshëm me qëllime te ndryshme. Kjo është edhe si rezultat i opinioneve dhe kritikave të mia të vazhdueshme për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. Qofshin këto kritika ndaj politikes se korruptuar, krerëve te Bashkësisë Islame,lojërave përparëse  te Ipeshkevise se Kosovës qe kohëve te fundit kam qene i zëshëm ndaj ndërtimit te kishës politike e cila po ndërtohet ne mesin e myslimaneve ne Llapushnik, kritikat ndaj rrymave ekstremiste etj. Është një fjale e popullit qe e përdorim shpesh “miza mas veshit”, edhe ne ketë rast ndoshta ata qe e kane pasur mizën pas veshit e kanë ndje të nevojshme që në vend të ballafaqimit me argumente dhe fakte ta zgjedhin rrugën e kërcënimeve e fyerjeve. Por një  send duhet ta dine te gjithë ata qe Mulla Osmani nuk është njeri që shantazhohet apo frikësohet me këto lojëra te ulëta apo trimave te telefoni apo fb.

Gazeta Fjala: A kanë të bëjnë këto  kërcënime me deklaratat e juaj publike, apo vazhdoni te keni probleme ende me xhematin e fshatit Zabel me te cilët kohë me parë keni pasur disa zënka?

Musliu: Një përmirësim para se te përgjigjem ne pyetjen tuaj. Unë nuk kam pasur probleme me xhematin e fshatit Zabel. Problemi im ka qenë me Vehabistet apo ekstremistet te cilët janë munduar qe te instalohen nëpër xhamitë e komunave tona e qe ne atë kohe unë kam qene Kryetar i Bashkësisë Islame në Drenas. Si rezultat i kundërshtimit tim ndaj këtyre rrymave qe i kam konsideruar te dëmshme për vendim tone, aty kam pësuar sulm fizik për te cilin keni dëgjuar te gjithë. Ne atë incident nuk ka pasur xhemat  vetëm te fshatit Zabel por ma shumë apo 90% kanë qen njerëz te fshatrave tjera te cilat kane organizuar rrahjen time. Edhe arrestimet qe ka pasur Policia e Kosovës mund te shihet qe te arrestuarit janë banor të fshatrave tjera e vetëm tre nga  fshatit Zabel.

Madje pas rastit që ka ndodhur brenda një  jave kam pasur me shumë se 5 mije  njerëz nga e gjithë Kosova bile edhe nga trojet tona shqiptare bile edhe të besimit te krishterë ritit  katolik , vizita nga populli përfshirë edhe shumë xhematlinje te fshatit Zabel, i cili me ka dalë në krah .

Gazeta Fjala: A ka përfunduar i tërë procesi i rastit në xhamin e Zabelit?

Musliu: Nëse e mendoni rastin e Zabelit si diçka personale apo si raste i veçante atëherë kjo do ishte një qasje e gabuar. Ne Zabel nuk ka pasur diçka personale. Rastin e Zabelit por edhe disa sulme tjera fizike ne Kosove nuk duhen kuptuar si çështje e Mulla Osmanit apo dikujt tjetër. Mua nuk me kane len mend siç thotë populli qe te shkoj ne një xhami kur me rrezikohet jeta për diçka personale. Qëllimi dhe lufta ime ka qene qe te ndalohet instalimi i rrymave ekstreme fetare ne Kosove te cilat i kam pare si te dëmshme. Ne atë kohe edhe Bashkësia Islame por edhe shteti nuk me kanë përkrahur madje me kanë quajtur se po jeton ne një bote te imagjinuar. Madje me kanë quajtur disa si te çmendur. Por pas disa viteve kur u shfaqen videot me prerje kokash apo problemi i ISIS`it dhe djemve tanë qe shkonin te luftojnë ne Siri atëherë filluan te me thoshin se kisha pasur te drejte. Kështu qe rasti i Zabelit nuk është diçka i veçante apo personale por është një rast kur shoqëria Kosovare ka mundur ti hap sytë dhe te parandalon përhapjen e rrymave ekstremiste ne vend mirëpo diçka e tille nuk ka ndodhur. Për ketë unë e fajësoj edhe udhheqesine tone e cila nuk ka dashur te dëgjoj për paralajmërimet e mia por edhe krerët e Bashkësisë Islame te cilët i kanë mbyllur sytë përballë këtyre rrymave. Nëse e shohim nga kjo perspektive atëherë mund te themi se Zabeli vazhdon ende dhe duhet trajtuar me kujdes ne mënyrë qe te jemi me te qete përballe këtyre rrymave. Sa i përket lëndes në gjykatë për 9  persona kishte nga 30 ditë  paraburgim por ajo lëndë  është përshkruar apo vjetruar sipas gjykatës po shihet se sa kujdesshme ishte  gjykata ne ketë rast .

Gazeta Fjala: Përse vetëm ju keni telashe me xhematin dhe Bashkësinë Islame të Kosovës?

Musliu: Prapë po ju përmirësoj ne pyetje. Unë nuk kam problem me xhematin e asnjë xhamie. Jam imam  i qytetit te Drenasit  prej 1997 e deri me sot dhe me xhematin tim asnjëherë nuk kam pas as ma te voglin problem, ndoshta një kohë shumë të madhe te ditës e kaloj jashtë këtij qyteti. Kjo për arsye se kam ftesa dhe thirrje nga xhemati i tere Kosovës për dasma, ahengje, vdekje por edhe për ti zgjidhur disa ngatërresa  apo pajtimin e gjaqeve dhe problemet e tyre pronësore   familjare e shoqërore. Madje sikur te mos ishte xhemati unë sot do isha i shkarkuar nga krerët e BIK`ut edhe nga puna e  Imamit te Drenasit ashtu siç jam shkarkuar nga Kryetari i këshillit ne Drenas pasi qe jam i pa përshtatshëm për ta. Por fal  Zotit, dhe këtij xhematit unë sot jam ne krye te detyrës sime. Kjo ndoshta është një  tregues se sa kam probleme me xhematin. Problemi im qëndron me ata te cilët mundohen ta mashtrojnë e keqpërdorin xhematin apo popullin. Problemi im është me politikanet te cilët nuk mendojnë për xhematin. Problemi im është me krerët e Bashkësisë Islame qe mendojnë vetëm për pozitat e tyre. Problemi im është me krerët e Ipeshkevise se Kosovës qe bëjnë lojëra për ta përçare shoqërinë Shqiptare dhe tolerancën fetare duke futur thika mes tyre. Problemi im qëndron me ekstremistet te cilët ua shpërlajnë trurin te rinjve tone dhe prishin harmoninë familjare duke i dërguar njerëzit ne luftëra qe nuk dihet se kush me kënd lufton. Këta janë ata te cilët unë kam problem me ta dhe ata me mua. Por sot jetojmë ne një Kosove ku hajni asht i zoti, shpijuni patriot, dallavergjia i mençur  , i pasuri burrë i mire, krimineli trim etj. Nuk është çudi qe te mos jesh i mirëseardhur brenda këtyre njerëzve dhe te fyhesh. Por fal Zotit unë kudo qe shkoj ne trojet Shqiptare nëpër oda e konaqe jam i mire se ardhur nga populli dhe xhemati Shqiptare. Kështu qe nuk me bën shume përshtypje nëse udhëheqësit e një institucioni apo qarqe te caktuara nuk me donë apo kam telashe me ta.

Gazeta Fjala: Keni marr pjesë në shumë raste të pajtimeve të gjaqeve. Sa para i merrni ju për një pajtim?

Musliu: Kam marr pjese ne me shume ndoshta se njëmijë pajtime nëpër gjithë Shqiptarinë. Por asnjëherë nuk kam marr apo kërkuar  para nga askush. Ketë e them me përgjegjësinë me te larte morale. Nëse e gjeni vetëm edhe një person i cili thotë se `Mulla Osmani me ka marr kaq apo kaq para` unë jam i gatshëm te heq dore nga çdo gjë qe kam ketë e dine krejt Drenasi se unë ende nuk e kam te zgjedhën  banimin pra jetoj ne shtëpi te xhamisë cila nuk është pronë e imja. Pajtimi i njerëzve dhe ndihmesa ndaj tyre edhe pse është lodhje po ashtu është një detyre morale por edhe kënaqësi qe me ka urdhëruar feja ime. Kjo kënaqësi as nuk blihet e as nuk shitet me pare. Kënaqësi e veçante për mua është kur shoh se ne komunën time prej 26.03.1009 nuk ka pasur asnjë vrasje ndërsa prej pas lufte apo nga viti 1999 ka pas vetëm 6 raste te vrasjeve qe kemi diku afër 70 mije banore ne komunën e Drenas . Ne një Kosove kur çdo dite ndodhin vrasje e rrahje qyteti jone prinë me ketë statistike kaq te mire dhe shembull për te tjerët. Ky është një sukses qe e kemi arritur te gjithë se bashku dhe jemi krenar. Edhe një realitet nga komuna e Drenasit nuk është asnjë njeri ne Siri ne ISIS deri me tash aq sa kam njohuri unë  Kjo është edhe pagesa ma e madhe për mua si pajtimtar i vëllezërve. Prapë po them nëse dikush mund te thotë vetëm edhe sa te zinjtë e thonit  qe kam marr pare për ndonjë pajtim atëherë jam i gatshëm te ballafaqohem me te ne çfarëdo skene.

Gazeta Fjala: A po rrezikohet Kosova nga xhihadistët?

Musliu: Kosova po rrezikohet nga shume sende. Për xhihadistet apo ekstremistet fetare unë kam folur me vite te tera. Këto rryma ekstreme qe janë instaluar apo janë lejuar që te instalohen ne vendin tone unë kam paralajmëruar me kohe. Çdo rryme apo ideologji e cila financohet dhe kontrollohet nga dikush tjetër ajo është rrezik potencial për ne si shoqëri. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për rrymat Islame por edhe ato te Krishtere apo feve tjera. Unë kam kërkuar qe te ruhet një vije tradicionale te cilën e kemi trashëguar shekuj me radhe ne trojet tona dhe te mos futen rryma qe nuk ua dimë zanafillën. Po ashtu kam kërkuar qe te ruhet toleranca fetare tek populli Shqiptare. Por këto thirrje dhe përpjekje kane hasur ne veshe te shurdhër nga politikanet dhe krerët e bashkësive fetare ngase ata nuk kanë kohe te merren me to për arsye se kanë punë më te “rëndësishme” për ti mbushur xhepat e ruajtur pozitat e tyre. Sot shoqëria jone rrezikohet nga këto dukuri te cilat janë prezentë ne familjet, shkollat, xhamit e kishat tona. Duhet qe edhe bashkësitë fetare por edhe udhëheqësit tanë ta marrin me seriozisht dhe sinqerisht ketë pune. Pasi qe po me duket se edhe kjo punë është duke u munduar te përdoret për te fituar poenë politike dhe jo te shërohet shoqëria nga kjo dukuri. Kjo do ishte edhe një problem tjetër qe vetëm sa e thellon krizën me te cilën ballafaqohemi.

Gazeta Fjala: Të rinjtë kosovarë, sot janë xhihadistë të shquar në Irak e Siri… Kush është fajtor që kosovarët u përfshinë në këtë luftë?

Musliu: Përfshirja ne luftërat ne Siri e Irak është një problem global dhe jo vetëm problem i yni. Mirëpo ajo qe me intereson me shume mua është se si te ruhet shoqëria dhe rinia jone. Për ketë edhe duhet te merremi me shume me faktorët apo shkaqet te cilët kane ndikuar qe këta te rinj te shkojnë atje ne mënyrë qe ti parandalojmë këto dukuri. Unë edhe gjate daljeve te mia publike te mëhershme kam folur për faktorët te cilët kane ndikuar qe këta te rinj te shkojnë atje. Pike se pari duhet fajësuar krerët e Bashkësisë Islame te cilët e kane neglizhuar dhe nuk janë marre me ketë çështje. Bashkësia Islame është institucioni i cili është dashur te merr hapa konkret për vetëdijesimin dhe edukimin fetare te rinise ne ketë vend. Pastaj një faj bukur te madhe e ka edhe skena jone politike. Kjo për arsye se kjo skene politike e ka diskriminuar ne mase te madhe çështjen e myslimaneve ne Kosove. Sot ende pas me shume se 15 viteve liri nuk kemi ligj për fete. Ky është një hendikep i madhe për ne si shoqëri por edhe tregues se sa politikanet tone janë te interesuar për problemet tona fetare. Madje kohe pas kohe disa nga politikanet tanë kane pasur qasje dhe deklarata fyese apo diskriminuese ndaj një shoqërie me shumice myslimane. Kjo ka ndikuar qe këta te rinj te jene edhe me ekstrem ne veprimet e tyre. Po ashtu një pjese tjetër te fajit e kane edhe organizatat e huaja te cilat kanë ardhur tek ne pas luftës nen petkun e humanizmit por brenda tyre kane pasur qëllime tjera. Kur flas për organizata e kam fjalën për ato Islame qe kane keqpërdorur rininë tone me ideologji e shpëlarje  truri por edhe për ato te Krishtera qe kane zhvilluar aktivitetin e tyre përqares brenda shoqërisë sonë. Po ashtu duhet pasur parasysh qe gjendja rende ekonomike dhe varfëria janë një faktor tjetër i cili ka ndikuar tek te rinjtë për tu bashkangjitur rrymave te ndryshme. Tjetër faktor është edhe arsimimi dhe edukimi i dobët si fetare ashtu edhe shkencore i cili mbizotëron tek ne. Te rinj te cilët nuk   janë   te vetëdijesohem se ku shkojnë dhe çka mësojnë është shume lehte qe te mashtrohen dhe manipulohen nga te tjerët. Kur mblidhen gjithë këta faktorë atëherë del ne pah se jemi ne një krize te thelle shoqërore si ne aspektin kombëtar, fetare,familjar, edukativ, moral, politike, ekonomik etj. Kjo gjendje krize dhe dëshpërimi nga shoqëria ne te cilën jetojmë e bene qe rinia jone te humb shpresën për një te ardhme me te mire ne ketë vend. Atëherë shohim qe shume te rinj kërkojnë te ardhme ne një humnere siç është lufta ne Siri e Irak e disa te tjerë duke u nisur drejte perëndimit për një jete me te mire. Unë prapë lus Zotin qe te vetëdijesohemi dhe te fillojmë te punojmë për te ardhmen e vendit dhe fëmijëve tone. Sepse ketë vend e kemi amanet nga gjaku i derdhur i dëshmoreve te cilët e dhëne jetën për ketë vend. Ndërsa ne nuk duhet te bëjmë qe kjo toke e fituar me gjake e mund te braktiset nga rinia jone ne ketë mënyrë.

Gazeta Fjala: Cili është vlerësim juaj për Lavdrim Muhaxhiin?

Musliu: Far vlerësimi mund te kem për një njeri qe vret e pret njerëz? Besoj nuk ka shume nevoje për fjale. Siç thotë populli: “Katundi  qe shihet kallauz nuk don”. Vlerësimi im është se nëse nuk ojme qe te shohim Lavdërim Muhaxhera tjerë ne shoqërinë tone atëherë duhet punuar me seriozitet ne këtë çështje.

Gazeta Fjala: Në disa emisione keni thënë që disa imamë marrin para nga jashtë. A mund të na thoni për kë aludoni dhe nga kush marrin para? A bëhet fjalë edhe për pranim të fondeve nga organizata terroriste?

Musliu: Është e vërtetë e madhe se ka hoxhallarë qe marrin para nga jashtë. Ashtu siç mund te ketë  edhe priftërinj. E dihet se kur dikush te jep para ai kërkon prej teje diçka. Për këtë arsye duhet ditur qe financimi nga dikush bjen me vete edhe shërbimin për te. Kjo është një çështje qe e kam përmendur shume here dhe është detyre e shtetit te merret me këtë pune se kush merr fonde prej kujt. Nuk me takon mua qe te merrem me këtë çështje. Ajo qe unë them është se ekstremizmi fetare apo Vehabizmi, misionaret përqares te Krishtere ne mesin e myslimaneve etj. Nuk kane zbritur prej qiellit. Ata po i financon dikush ne dem te këtij vendi. Kjo është detyre e imja si qytetare ndërsa pjesa tjetër mbetet nen përgjegjësinë e shtetit që të merret me ta.

Gazeta Fjala: Kush janë anëtarët e Bashkësisë Islame që marrin më shumë se një pagë?

Musliu: Duke filluar nga Myftiu Terrnava një pjesë e madhe e njerëzve qe   janë   rreth tij marrin me shume se një page. Këta njerëz ushtrojnë dy apo tri detyra te ndryshme ndërsa kemi te rinj me magjistrature e doktorature qe   janë   te papunë. Kjo për arsyen e vetme se kriteri i punësimit nuk është merita apo aftësia por afërsia dhe servilizmi ndaj Myftiut dhe klikës se tij. Dukuri kjo qe është prezentë ne shumicën e institucioneve tona, për detajet dhe informata te sakta besoj se organet shtetërore duhet te merren me afër dhe ti qesin ne drite këto gjera. Por për fat te keq sot jetojmë ne një vend ku jo vetëm këta njerëz brenda BIK’ut por edhe ne qeveri dhe organe tjera shtetërore ka plot njerëz qe ushtrojnë me shume se një detyre dhe nuk u thotë askush asgjë. Kjo tregon mire se në cfarë gjendje e kemi sistemin tone gjyqesor. Poashtu tregon se në Kosovën tone nuk është ne krize vetëm BIK’u apo një institucion por jemi ne një krizë shoqërore morale. Ngase ka korrupsion qe nga punëtori me i thjeshtë e gjer te udhëheqësit me te lartë te shtetit. Ky është një fakt shqetësues qe do i vuajmë pasojat për një kohe te gjate.

Gazeta Fjala: A është politizuar BIK?

Musliu: Nëse kërkoni te përmbledh gjendjen e Bashkësisë Islame ne raport me politiken atëherë mund ta përmbledh me dy fjale: Bashkësia Islame është e uzurpuar dhe shantazhuar. Kjo është e uzurpuar nga një Myfti dhe klika e tij e cila e ka ngulfatur këtë institucion te rendesishem qe ka kryer një funksion te madhe pra lufte  gjate procesit te luftës për çlirim ashtu edhe vetëdijesimit fetare e kombëtar tek populli ynë. Ky grup ne vend te vazhdimit te punës për te përmirësuar gjendjen e shoqërisë ku jetojmë vazhdon ta mban peng këtë institucion cër qëllime te ngushta materiale apo thënë ndryshe vazhdon ti përdorin pozitat e tyre për ti mbushur xhepat. Ne anën tjetër kur them se është e shantazhuar kam për qellim se këta njerëz brenda BIK’ut qe   janë   te korruptuar gjere ne fyt   janë   te shantazhuar nga klasa politike e ndoshta edhe nga UDB serbe . Kjo po e bën qe Bashkësia Islame mos te mund te jete e zëshme ne zgjidhjen e problemeve shoqërore e as te besimtareve te saj. Ngase detyre e Bashkësisë Islame është qe te punoje ne vetëdijesimin dhe edukimin e shoqërisë. Shembullin me te mire e gjeni tek problemi i ligjit për fete për te cilin Bashkësia Islame nuk mund te këmbëngulte përball liderëve politike për arsye se udhëheqësit e saj nuk   janë   te pastër as vet. është një fjale popullore “u rrotull vekshi e ka gjet kapakun”. Me duket se kjo fjale i përshtatet shume mire raportit mes Bashkësisë Islame dhe politikaneve apo udhëheqësve tanë. Ngase politikes tonë te korruptuar nuk ju hyn ne pune një Bashkësi Islame qe luan rol ne vetëdijesimin e shoqërisë për te punuar me ndere e drejtësi. Ne anën tjetër krerët e Bashkësisë Islame nuk duan ligj e drejtësi ngase do u dalin ne shesh te bëmat e tyre deri me tani siç thoshin pleqtë tanë “ujku done mjegulle”. /Gazeta Fjala/

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/intervisteosman-musliu-bik-u-dhe-ipeshkevia-fajtore-per-radikalizmin-fetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala