Intervistë|Basri Ibrahimi: Nuk ka të drejtë që su shkilet punëtorëve në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

basri

Të dhënat e Anketës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, se në Kosovë 70 përqind e punëtorëve, janë pa kontrata ose me kontrata të përkohshme, e ka hedhur poshtë Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi.

Shifrat e tilla, në një intervistë për Gazetën Fjala, ai i ka cilësuar si lajthitje optike megjithqëse gjendjen e punëtorëve, në tregun e punës, Ibrahimi nuk e vlerëson si të kënaqshme.

Sipas Ibrahimit, nuk ka dispozitë ligjore, në të cilën nuk shkelen të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

“..në përgjithësi, ka në të gjitha dispozitat ligjore shkelje. Edhe kontratat e punës edhe pushimet vjetore edhe pushimet ditore. Tek këto është shumë mirë, sepse një pjesë merr edhe ma shumë se ajo parashihet 30 minuta por punëtorët e marrin 1 orë”, ka deklaruar, në një intervistë për Gazetën Fjala, kryeinspektoriati i punës.

Ndërkaq, numri i vdekjeve në vendin e punës, mbetet shqetësues, për udhëheqësin e këtij institucioni. Vetëm këtë vit 7 punëtorë kanë ndërruarr jetë në vendin e tyre të punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili është edhe më problematiku.

Gazeta Fjala: Si e vlerësoni në përgjithësi gjendjën e punëtorëve në tregun e punës?

Basri Ibrahimi: Gjendja e punëtorëve në tregun e punës tu e marr parasysh ofertën dhe kërkesën në tregun e punës edhe respektimi i të drejtave të tyre nuk është në nivelin që ne e dëshirojmë. Sepse derisa ne ende po gjejmë punëtorë pa kontrata pune, nuk mund të thuhet që respektimi i të drejtave të punëtorëve është në nivelin e dëshirueshëm. Por edhe nuk është zi, ashtu siç disa e dëshirojnë ose e paraqesin, nuk respektohet ligji fare. Se nëse e kemi parasysh që vetëm këtë 10 mujorsh i kemi përfshirë në inspektim, 49 mijë e 755 punëtorë, prej tyre janë gjet 1 mijë e 100 pa kontrata pune, që del diametrisht e kundërt me atë që e thotë dikush 50,60 përqind pa kontratë pune. Në vitin e kalum kemi gjet 1860 punëtorë pa kontrata pune, ndërsa këtë vit vetëm 1 mijë e 100, kjo del që për 700 punëtorë më pak. Është një numër më i vogël. Në vitin 2014, 2400 punëtorë kanë qenë pa kontrata. Numri është dukshëm më i vogël. Nuk jemi të kënaqur me gjendjen, por po mundohemi që me aktivitetet tona ta ndryshojmë gjendjen, inspektimet janë të përditshme, inspektorët janë ç’do ditë në terren. Vetëm inspektoriati nuk mundet me kry këtë punë, se është çështje e një culture të respektimit të drejtave të punëtorëve. Kjo kulturë nuk ndërtohet brenda ditës. Organizimi sindikal në sektorin privat është hiq, ne jemi mundu që me ndihmu organizimin sindikal, por ne nuk mundemi me ba.
Gazeta Fjala: Përveç mungesës së kontratave, cilat janë shkeljet tjera që ju keni hasur në përgjithësi në sektorë?

Ibrahimi: Në përgjithësi, ka në të gjitha dispozitat ligjore shkelje. Edhe kontratat e punës edhe pushimet vjetore edhe pushimet ditore. Tek këto është shumë mirë, sepse një pjesë merr edhe ma shumë se ajo parashihet 30 minuta por punëtorët e marrin 1 orë. Te pushimi i lehonisë, është një prej dispozitave, që inspektohet më së miri, ne jemi të pakompromis në këtë fushë, mbrojtja e të drejtave të lehonës është njëra prej prioriteteve tona, se ne po e ndalim natalitetin dhe po e cungojmë avancimin e gruas. Nuk shkelet edhe aq shumë, por edhe një rast mu shkel është shumë.

Gazeta Fjala: Cilët janë sektorët më problematik që keni has gjatë inspektimeve në terren?

Ibrahimi: Sigurisht që sektori privat është sektor, që respektimin e ligjit e ka në nivel më të ulët. Në sektorin public, çështja e konkurseve, se kontrata pushimet të gjitha respektohen, ndërsa sektori privat posaqërisht i ndërtimtarisë, lë shumë për të dëshiruar. Sikur janë kompanitë e sigurimeve, pastrimeve. Edhe hoteleria ka punëtorë që punojnë pa kontrata. Te secila fushë janë specifikat. Çështja e kontratave shtyhet. Tek kompanitë hoteliere, kur e shohin punëtorët që qëndrojnë 9 orë në këmbë, e shohin se nuk është diçka e lehtë. Pronarët po hezitojnë t’iu bëjnë kontrata, se po duhet me u shly. Te kompanitë ndërtimore, janë punë sezonale. Kur e ka punën ai menon veq qysh me marr punëtorin. Mendojnë që kursejnë duke iu ik obligimeve shtetërore.

Gazeta Fjala: Sa është numri i gjobave, që Inspektoriati ka shqiptuar këtë vit?

Ibrahimi: Këtë vit i kemi shqiptuar diku rreth 80 gjoba. Vitin e kalum kemi shqiptu shumë ma shumë 194 gjoba, por këtë vit edhe numrin e inspektimeve e kemi më të vogël, se e kemi ndërru metodologjinë e inspektimeve. Këtë vit ne kemi përpilu një listë e të gjitha kërkesave ligjore, që duhet të përmbush punëdhënësi, atë listë ia kemi dërgu një muaj përpara pastaj kemi shku në inspektim. Kjo na ka marrë kohë se inspektimi, riinspektimi, por besojmë qe e kemi ndryshu gjendjen, si edhe te mediat, bashkëpunimi e ka përmirësu gjendjen, se kemi këshillu si duhet me vepru. Megjithatë, besojmë se ka rezultat ne jemi të kënaqur me punën që kemi ba. Jemi të bindur që kemi ba punë më të mirë se vitet e kaluara.

Gazeta Fjala: Anketa e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e publikuar tash së fundi, vlerësoi se rreth 70 përqind e punëtorëve janë pa kontrata ose janë me kontrata të përkohshme. Sa është numri i gjobave që keni shqiptuar vetëm për kontrata?

Ibrahimi: Anketa e ASK-së, është një lajthitje optike. Sepse nëse thotë punëtori se e ka kontratën një vjeçare dhe thotë unë jam i pasigurtë me vazhdimin e kontratës, kjo është një çështje tjetër. Por, pasiguria e punëtorit me kontratën që ka është një çështje tjetër. Pasi ASK, thotë se 38 përqind kanë kontrata të përhershme, ligji i punës parasheh kontratat e përhershme dhe ato me afat të caktuar dhe kjo nuk do të thotë që ai nuk ka kontratë, por mund ta ketë kontratën 3 muaj, 6 muaj, sepse ligji i punës thotë se për sa kohë është i obligum për me nënshkru kontratën dhe ai mund të i jap kontratë me një afat më të shkurtër dhe në këtë kontekst, jam plotësisht dakord, që punëtorët e nijnë vetën të pasigurtë, por ky nuk është punëtor illegal, është punëtor i pajisur me kontratë dhe këtu duhet me ba dallimin, pasiguria e punëtorit me kontratë me afat të caktuar dhe ai që njihet ma i sigurtë me kontratë, me afat të pacaktuar. Përpjekjet janë edhe të sindikatave edhe të ligjvënësve, sepse ligji i punës është në procedurë për ndërrim që të krijojmë një siguri te punëtori. Ne kemi sugjeru që kontrata e punës, të jetë minimum 1 vjet, sepse në këtë mënyrë punëtori krijon siguri më të madhe edhe me u anku edhe me ngrit zanin kur i bahet e padrejtë dhe e krijon sigurinë në vetvete. Kur e din që e ka mundësinë t’i bëj kontratë edhe tre mujore edhe gjashtë mujore, atëherë punëtori është i pasigurtë, por jo që janë pa kontratë pune.
Gazeta Fjala: A ka raste kur punëtorët vijnë vet për tu ankuar në Inspektoriat?

Ibrahimi: Vetëm këtë vit i kemi 395 ankesa, që kryesisht janë prej sektorit privat. Por derisa ne i kemi gjet 1 mijë e 100 punëtorë pa kontrata pune ne konsiderojmë që ende punëtori nuk e ka marrë guximin me u anku për secilin problem, jo vetëm kur i shkëputet paga ose i shkëputet kontrata, por të ankohen edhe kur i shkelet një e drejtë e pushimit pagesë, ose pushimi për gratë gjidhënëse nëse nuk i paguhet ora, këto janë sene ma të vogla, duhet me marrë guximin me raportu për këto raste. Unë e quj guxim kur ai për shkeljen ma të vogël vjen edhe ankohet. Punëtorët medial, nuk e kanë guximin me ardh në inspektoriat. Kjo për mu nuk është e guximshme, derisa punëtorët medial, nuk e marrin guximin nuk mundemi me prit prej punëtorëve tjerë. Përderisa e kanë një imunitet dhe një autoritet, ballafaqimi është më i lehtë. Mot të flasim për punëtorët fizik, që nuk e dinë se as ku është inspektoriati, e as formën e ankesave. As në medie nuk është gjendja e mirë. Ankesat janë të vogla, kur vjen deri në fund tek kontrata shkëputja e saj, ose kur ardh një gjendje acaruese mes punëdhënësit e punëtorit.

Gazeta Fjala: Sa punëtorë kanë vdekur në vendin e punës. A keni kry inspektime për këtë fushë. Ç’farë masash keni marrë?

Ibrahimi: Në dhjetë mujorshin e parë janë 7 të vdekur në vendin e punës, kryesisht në sektorin privat, në atë të ndërtimtarisë, fushë në të cilën po punojmë. Por nuk janë rezultate që kënaqemi. Një vdekje në vendin e punës është e papranueshme, duke pasur parasysh faktin se nuk kemi industri të rëndë, SHARCEM, FERRONIKEL, KEKU, TREPÇA, ata ndërrmarrin masa më së shumti. Te KEDS, kanë vdek duke u ngjitur në shtylla, por në KEK, prej rastit të shpërthimit, nuk ka më asnjë rast. Sharcem, është kampion kujdesi dhe siguri për çështjen e punëtorëve. Ne jemi mundu, që me kapacitetet tona se ne kemi vetëm 50 inspektorë, se nuk mundemi me inspektu të gjitha fushat, e kemi të pamundshëm me inspektu. Ne ç’do vit tre muaj pandërprerë, vetëm kompanitë ndërtimore i mbikqyrim. Jo cdo vdekje në vendin e punës është faj i punëdhënësit, se vet punëtori e sjell vetën me ardh deri aty përshak të neglizhencës, por prapë punëdhënësi e bart një pjesë të fajësisë, se ai duhet me pas punëtorit në përkujdesje.
Gazeta Fjala: Sa është shuma e gjobës që sillet për ndëshkim dhe sa është gjoba më e madhe me të cilën keni ndëshku?

Ibrahimi: Varet prej shkeljes, prej bindjes. Gjobat sillen për marëdhënie pune nga 100-10 mijë euro, ndërsa për siguri në punë, prej 100-35 mijë euro. Gjobat janë relativisht të larta.Rrallë kemi shqiptu gjoba të mëdha.
Gjoba më e madhe ka qenë 20 mijë euro, por asnjëherë 35 mijë euro. Sa po arrijmë me gjobën me vetëdijësu punëdhënsin që me vepru konform rregullave. Nëse ne shqiptojmë gjobën e 35 mijë eurove, shumë biznese mbyllen. Ne llogarisim cili është efekti që po arrijmë me inspektimin. Institucionet duhet me u sjell conform kërkesave dhe asaj që është opportune. Jo vetëm të bëhemi rixhid. Qëllimi është më i ngrit vetëdijen. Te kompanitë publike ka më shumë kontratë mbivepër, kjo nuk është shkelje e të drejtës së punëtorit, përkundrazi po i ndihmon një njeri me marr në punë.
Gazeta Fjala: A keni kapacitete të mjaftueshme për inspektim?

Ibrahimi: Skemi kapacitete të mjaftueshme, se ka 50-60 mijë subjekte afariste, që ne duhet me i inspektu të gjitha. Ne kemi nevojë me i inspektu me ua ngrit vetëdijën. Duhet me inspektu të gjitha, e kemi të pamundshme. E kemi sektorin publik, e në anën tjetër shëndetësinë dhe arsimin. Me këtë numër të inspektorëve është e pamundur të arrijmë të inspektojmë të gjitha këto kompani. Numri i vogël i inspektorëve, nuk ia mundëson me kry këtë punë vet. Edhe me i pas 500 inspektorë tjerë, nuk mundet me kry këtë punë vet.
Gazeta Fjala: Keni kryer inspektime edhe në media, a keni gjetur shkelje të njejta edhe aty?

Ibrahimi: Edhe në media kemi gjet shkelje si në sektorët tjerë fatkeqësisht, mungesa e kontratave, kemi shqiptu tre gjoba edhe pse kemi bashkëpunu me qëllimin që të respektohen të drejtat e punëtorëve medial./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/intervistebasri-ibrahimi-nuk-ka-te-drejte-qe-su-shkilet-punetoreve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala