Haradinaj ua fal 58 milionë euro mashtruesve të ujit

Autori:Agon Sinanaj

tmp_17539-ramush_haradinaj793456965

Që 18 vite prodhuesit e ujit në Kosovë e mashtruan shtetin duke mos paguar asnjë cent për shfrytëzimin dhe shkarkimin e ujërave dhe shfrytëzim të inerteve. Borxhet e tyre ndaj shtetit janë afër 60 milionë euro.

Megjithatë asnjë cent nuk do ti paguhet shtetit. Kjo falë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e morri këtë javë një vendim të çuditshëm duke ua falur të gjitha borxhet. Ky vendim u mor përkundër faktit se shumë nga kompanitë që u falen ishin dënuar për mashtrim më herët nga gjykatat dhe shumë tjera ende janë në proces gjyqësor me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në bazë të dokumenteve që posedon Gazeta Fjala, borxhliu më i madh del te jetë ndërmarrja sh.p.k. Arbëria që prodhon Ujin e Alpeve, e cila ka borxh mbi 9 milionë euro. Vendin e dytë e zë ndërmarrja Fluidi me afro 4.5 milionë euro, e pasuar nga  Compact Group që prodhon ujin DEA apo uji Miros që kanë mbi 3 milionë euro borxhe secila.

Në listën e borxhlinjve figurojnë edhe Ujë Rugove me pronar Visar Klemendin dhe Birra Peje e cila është në pronësinë e kompanisë Devolli.

Gazeta Fjala ka siguruar një kopje të këtij vendimi i cili e ka shfuqizuar një nen të Udhëzimit Adminsitrativ përmes të cilit prodhuesit e ujit obligoheshin që ti kryejnë borxhet në mënyrë retroaktive.

“Aprovohet falja e borxheve për Ambalazhuesit e ujit, të paraparë në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr. 02/2016 për Struykturën e Pagesave të Ujit”, thuhet në vendimin e Haradinajt, i cili ka hyrë në fuqi qysh ditën e nënshkrimit.

veee

Ndërkohë neni 12 i Udhëzimit Administrativ për Strukturën e Pagesës së Ujit, i cili u shfuqizua nga vendimi i kryeministrit Haradinaj, ka paraparë që të gjitha borxhet e akumuluara që nga paslufta, prodhuesit duhet t’i paguajnë në mënyrë retroaktive.

“Të gjithë detyruesit te cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afatit prej dy (2) vitesh t’i kryejnë detyrimet e parapara me Udhëzimin Administrativ Nr.06/2006”. UA nr 02/2016 ka hy në fuqi në mars të vitit 2016”, thuhet në këtë nen.

Gazeta Fjala ka raportuar ndër vite për këtë problematik dhe i posedon në tërësi dokumentacionin dhe emrat e kompanive të ujit që i kanë borxh shtetit dhe vlerën e borxheve.

Sipas një raporti që i është dorëzuar Zyrës së kryeministrit, një kopje të te cilit e ka siguruar Gazeta Fjala, vlerësohet se totali i borxheve që prodhuesit e ujit e kanë ndaj shtetit, për periudhën 2008-2015, është 58 milionë e 936 mijë e 715 euro. Totali është mbledhur nga taksa për shfrytëzimin e ujit, për shkarkimin e ujit dhe nxjerrjen e materialeve inerte.

borxhiiiiiiiiiiiii

Hardinaj ua fal borxhet kompanive që ishin dënuar nga gjykata për mashtrim

Ky vendim i kryeministrit Haradinaj për faljen e borxheve prodhuesve të ujit vjen përkundër faktit se këto borxhe po trajtoheshin nëpër gjykata. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vite që është duke u përballur me këto kompani në gjykata, për kthimin e borxhit.

Zyrtarët e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në muajin prill të këtij viti, i thanë Gazetës Fjala se ka kaluar viti i parë i afatit të përcaktuar prej dy vitesh, por ende asnjë cent nuk ishte paguar.

“Kompanitë prodhuese dhe përpunuese te ujit nuk kanë filluar te paguajnë taksen për shfrytëzimin e ujerave, qe obligohen përmes UA 06/2006 dhe 02/2016 për Strukturën e Pagesave te Ujit”, pati thënë Bajram Kadriu, zyrtar për informim në MMPH.

Ai pati konfirmuar se të gjitha kompanitë për mosplotësim të kushteve të lejes ujore (një nga kushtet është edhe mospagesa e taksave) janë dërguar në gjykatë ku  disa prej tyre janë dënuar, për disa pritet vendimi i gjykatës e disa raste tjera ende nuk janë proceduar nga gjykata.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tek vitin e kaluar pati filluar ta trajtoj këtë çështje me prioritet. Amandamentoi udhëzimin e vjetër Nr.06/2006 duke shtuar edhe një nen me të cilin obligon operatorët ekonomik, veçanërisht prodhuesit e pijeve alkoolike dhe joalkolike, që të paguajnë takse retroaktive për gjithë vitet e operimit të tyre.

Ky nen, që ngjalli reagime të ashpra tek prodhuesit e ujit, i obligonte ata që brenda një afati dy vjeçar t’i shlyejnë të gjitha obligimet financiare që i kanë ndaj shtetit. Tash kur ka kaluar një vit nga ky afat, kryeministri Haradinaj ua fali borxhet kompanive që ishin dënuar nga gjykata për mashtrim.

 Lista e kompanive mashtruese që u falen nga Haradinaj

 Pas ngritjes së dyshimeve lidhur me mos inkasimin e taksës për shfrytëzimin e resurseve ujore nga operatorët ekonomik, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor pati filluar procedurat ligjore në gjykatat përkatëse.

Gazeta Fjala sjellë listën e plotë të kompanive ndaj të cilave kanë filluar procedura në vitin 2014 nga inspeektorati i MMPH-së.

 

Operatori (Ujra) Veprimtaria Vendi Inicimi (data) Vendimi Informata shtes
Banoret e fshatit Broliq Ujërat e zeza K.Pejë
Banoret e fshatit Vaganice e Epërme Ujërate zeza Mitrovicë
Naim dhe Sami Hasani Person fizik Mitrovicë
Radivoje Tomiq Person fizik Graqanice
D.P.H “NO NAME” Pishin Mitrovicë Procedur për kundërvajtje25.06.2014
Sh.p.K “SAVADA” Prodhues I detergjenteve te lengta Mitrovicë Procedur për kundërvajtje25.06.2014
D.P.T “Qetësia” Pishinë Mitrovicë Procedur për kundërvajtje25.06.2014
D.P.H “IBRI” Pishinë Mitrovicë Procedur për kundërvajtje25.06.2014
Shefki Ilazi Përson fizik Fsh.Batllavë,Prishtinë
SHPK “BANJA E KLLOKOTIT FABRIKA E UJIT MINERAL & CO2” Fabrik për prodhimin e ujit Kllokot Procedur për kundërvajtje26.08.2014
SH.P.K “VEV Group” Fabrik për prodhimin e ujit Pejë Procedur për kundërvajtje26.08.2014
P.T.U “Aqua Sana” Fabrik për prodhimin e ujit Kllokot Procedur për kundërvajtje26.08.2014
Sh.P.K Ujë Rugove “ Fabrik për prodhimin e ujit Pejë Procedur për kundërvajtje26.08.2014
N.T.P “ADI” Fabrik për prodhimin e ujit Ferizaj Procedur për kundërvajtje26.08.2014
Sh.A “Birra Pejë” Fabrik për prodhimin e ujit Pejë Procedur për kundërvajtje26.08.2014
“SHENDI” Sh.P.K Fabrik për prodhimin e ujit Viti,Kllokot Procedur për kundërvajtje26.08.2014
N.P.P “BONUS” Sh.P.K Fabrik për prodhimin e ujit Lipjan Procedur për kundërvajtje26.08.2014
Sh.P.K “ARBËRIA” Fabrik për prodhimin e ujit Prishtinë Procedur për kundërvajtje26.08.2014
Sh.P.K.”Adea Group” Fabrik për prodhimin e ujit Gjilan Procedur për kundërvajtje26.08.2014
SH.A Company “Shqikos-Aralco” Fabrik për prodhimin e ujit Procedur për kundërvajtje26.09.2014
N.T.P “ARI” Fabrik për prodhimin e ujit Kamenicë Procedur për kundërvajtje26.09.2014
SH.P.K “Gentrinke-Vrella” Fabrik për prodhimin e ujit Istog Procedur për kundërvajtje26.09.2014
SH.P.K,,Ben-Af’’ Fabrik për prodhimin e ujit Suharek Procedur për kundërvajtje26.09.2014

Gazeta Fjala ka raportuar ndër vite për mos zbatimin e udhëzimit administrativ 06/2006 të MMPH-së, që i obligon kompanitë të cilat shfrytëzojnë resurset ujore të paguajnë taksë. Shumica e këtyre kompanive nuk e ka paguar këtë taksë asnjëherë dhe llogaritet se arka e shtetit ka mbetur pa i inkasuar rreth 100 milion euro. /Gazeta Fjala/

2b 3b] 4b 5b

1b

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/haradinaj-ua-fal-58-milione-euro-mashtruesve-te-ujit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala