Gratë i bëjnë burrat për spital

Autori:Gazeta Fjala

media_143803282296779600

Jo vetëm gratë janë pre e dhunës në familje. Dajak kohëve të fundit po hanë edhe burrat. Që prej janarit e deri në muajin shtator janë regjistruar 13 raste kur gratë i kanë bërë burrat e tyre për spital.

Së paku kaq raste janë raportuar nga vetë viktimat.

Kështu tregojnë të dhënat e Policisë së Kosovës që ka siguruar Gazeta Fjala.

Sipas tyre, më së shumti del se grat i kanë rrahur burrat në Prizren dhe Mitrovicën e Veriut, pasuar nga rajoni i Gjakovës, i Prishtinës dhe rajoni i Ferizajt.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur raste që ka qenë me fatalitet, sipas drejtorisë së Policisë.

Megjithatë statistikat dëshmojnë një fakt të frikshëm për dhunën në familje kur viktimë janë gratë.

Vetëm për gjashtë muaj, këtë vit janë regjistruar 581 raste të dhunës në familje, prej të cilave në mbi 90 për qind janë gra.

Madje disave bashkëshortët ua kanë marrë edhe jetën.

Arsyet pse ndodhi rrahjet ndërmjet çifteve

Ndërkaq, sociologët, presin që raportimeve për dhunë ndaj burrave nga bashkëshortet do të rritet.

Sociologu Besim Gollopeni thotë se ky fenomen ka tendecë që të rritet në shoqërinë kosovare, si rezultat i emancipimit të gruas.

Pavarësisht, kësaj Gollopeni ka theksuar se dhuna është dhunë në çfarëdo forme që ndodh, dhe nga kushdo çoftë që ajo nxitet.

Ai thotë se njëra prej arsyeve pse ndodhin rrahjet ndërmjet bashkëshorteve është edhe gjendja e rëndë financiare dhe dallimi i madh kulturor mes tyre.

“Diferencat kulturore ndërmjet bashkëshortëve, shpeshherë bënë që të mos gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe kësisoj të manifestohet dhuna në familje”, ka thënë Gollopeni.

Ai ka theksuar se nuk duhet përjashtuar edhe mentalitetin te burrat, ku pretendon të dominoi në familje, dhe gruaja lufton gjithnjë e më shumë për te drejtat e barabarta.

Ndërsa, sipas Gollopenit, fëmijët janë kategoria shoqërore që e përjeton më së shumti dhe më së keqi dhunën në familje.

Edhe pse nuk janë shkaktarët kryesor të dhunës në familje, ata e marrin përsipër fajin duke menduar që janë fajtor.

“Duke e konsideruar vetën të tillë, ata fillojnë të heshtin , të vetmohen, të qajnë të tremben. Po ashtu të tregojnë mossukses në shkollë, të tremben në gjumë, dhe të bëhen gjithmonë me agresiv”, ka theksuar Besim Gollopeni për Gazeta Fjala.

a`1

Policia në “luftë” me ushtruesit e dhunës

Në Policinë e Kosovës  kanë treguar se po bëjnë të pamundurën për luftimin e kësaj dukurie negative në shoqëri të cilën e ka përqendruar në dy drejtime: në parandalimin, dhe në luftimin e dhunës familjare.

Sipas Policisë se Kosovës sa o përket parandalimit të këtij fenomeni, hetuesit policor në kuadër të njësive për hetimin e dhunës në familje, kontaktojnë më të gjitha shtresat e shoqërisë për t’i informuar rreth pasojave që sjellë dhuna.

Ndërsa në anën tjetër duke ua bërë me dije se dhuna është e pa tolerueshme ku do që të ndodhë (edhe në familje) dhe kryesit e saj rreptësishtë do të ndiqen dhe do të marrin dënimin sipas ligjeve ne fuqi thonë policia.

Drejtoria e Policisë së Kosovës u bënë thirrje organizatave të ndryshme jo qeveritare, institucionet, mediave te shkruara dhe tyreve elektronike që të mbahen kontakte të vazhdueshme. (Valona Hasani)/Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/grate-i-bejne-burrat-per-spital/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala