“Dallaveret” e Pacollit me sigurime

Autori:admin

Rrahim-Pacolli

Rrahim Pacolli, përveç që e përfaqëson kompaninë “Siguria” në Byron Kosovare të Sigurimeve, ai mban në këtë të fundit edhe postin e kryesuesit të Këshillit Administrativ.

Për postin e kryesuesit në Byro Pacolli merr edhe pagë.

Megjithëkëtë, kjo nuk ka qenë pengesë për Bordin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve që t’ia jap të drejtën e përfaqësimit në gjykatë kompanisë se avokatëve “Arbëreshet”, pronar i se cilës është Rrahim Pacolli.

Gazeta Fjala merr vesh se “Arbëreshët” e Pacollit po e përfaqësojnë Byron e Sigurimeve në rastin e Arben Mikelit, rreth një padie të këtij të fundit ndaj këtij institucioni pasi ishte shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Shoqatës se Sigurimeve.

“Kjo lëndë është në zhvillim e sipër me vite. Është e vertetë që Byron në gjykatë e përfaqësojnë Arbereshët, ku pronar është Rrahim Pacolli”, ka thënë për Gazetën Fjala një burim brenda Byrosë së Sigurimeve.

Ndërkohë Pacolli sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, figuron si njëri nga pronarët tek “Arbëreshët”. Përveç tij pronarë tek “Arbëreshet” figuron edhe Fatbardh Makolli, i cili punon avokat tek “Arbëreshet”, si dhe Afrim Krasniqi dhe Fatos Zajmi.

pacollet

Pacolli: Nuk është e kundërligjshme

Ndonëse kompania e tij “Arbereshët” ka marr punë në institucionin ku mban post, për Rrahim Pacollin kjo nuk paraqet kurrfarë shkelje ligjore.

Për Gazetën Fjala Pacolli është arsyetuar se tek “Arbereshët” ai është njëri nga pronarët dhe se kjo kompani funksionon si e pavarur.

“Unë jam vetem njëri nga pronarët në kompaninë e avokateve “Arbëreshet”. Nuk është asgjë joligjore fakti që e përfaqesojm Byron. Arbëreshet funksionon si subjekt i veçantë. Unë jam vetëm njëri nga pronarët. Ne kemi konkuruar me ofertë për përfaqësim”, ka thënë Pacolli për Gazetën Fjala.

Tenderi tjetër që iu dha nga BKS “Arbëresheve”

Por kjo nuk është puna e vetme që “Arbëreshet” e Pacollit kanë marrë në Byron Kosovare të Sigurimeve.

Të njejtës kompani, Byroja Kosovare e Sigurimit i kishte dhenë pesë muaj më parë tender për ta përfaqësur në një rast tjetër në gjykatë.

Saktësisht, kompania e avokaturës “Arbëresh” është kontraktuar për të përfaqësuar Byronë në një padi që 3 kompani të sigurimit kanë ushtruar ndaj BKS-së.

“Ofertuesi i parë, kompania e avokatëve “Arbëresh”, ka paraqitur ofertën për mbrojtjen ndaj padisë së ushtruar nga kompanitë e sigurimeve “Sigos”, “Insig” dhe “Croatia Sigurimi”, në përqindje prej 20 për qind për rast”, thuhet në procesverbalin e mbledhjes se Bordit të BKS-së që e ka siguruar Gazeta Fjala.

arbereshet 1

arbereshet 2

arbereshet 3

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/dallaveret-e-pacollit-me-sigurime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala