Buka nuk u lirua kurrë

Autori:Gazeta Fjala

Furre-e-bukes buka

Produkti që e konsumojnë më së shumti kosovarët vazhdon të mbetet i shtrenjtë.  Çmimi i bukës vazhdon të jetë në pjesën më të madhe të vendit  30 cent, edhe pse ishte pritur që me ndryshimet fiskale nga Qeveria çmimi të bie.

Madje kohë pas kohe çmimi i saj veç ka pësuar ngritje.

Buka, drithërat, pemët dhe produktet prej tyre kanë shënuar rritje të konsiderueshme në këtë fillimvit, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas publikimit rritja e çmimeve për muajin shkurt 2017 është për 0,2 për qind më shumë, sesa muajin janar të këtij vitit.

“Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%), pemë (3.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇKt,  thuhet në publikimin e ASK-së.

Se çmimi i bukës nuk ka ndyshuar fare e thonë edhe vet ata që e shesin këtë produkt për çdo ditë.

Nexhat Selaj nga Furra“Europa” ka treguar për Gazetën Fjala , se çmimin e bukës e kanë 30 cent, dhe se ky çmim nuk ka lëvizur kurrë.

“Çmimi i bukës është i njëjti. Buka e ka çmimin 30 cent, por edhe produktetet tjera nuk kanë pas ndryshim njëjte si përpara”, thotë ai.

Selaj bënë me dije se biznesi i tij nuk ka mundur të bëjë ndyshime të bukës, pasi siç thotë ai, rryma dhe drutë po ja diktojnë edhe çmimet.

“Biznesi nuk ka përparim pasi çmimi i rrymës është ngrit e po ashtu edhe i drurit është rrit për 5 euro në metër kub”, thotë ai derisa tregon se në disa sezona  edhe  mielli shkon deri në 26 e 27 centë.

Edhe në Furrën Sheki kanë treguar se çmimi i bukës nuk ka pësuar ndonjë ndyshim. Në këtë furrë tregojnë se edhe këtë vit e edhe vitin e kaluar bukën e kanë shitur 30 centë.

” Jo nuk ka ndryshu kurgjë. Çmimi mbetet siç ka qenë, 30 cent” .

Kurse, Muhamet Ferizi, Kryetar i Shoqatës së Mullistve të Kosovës ka treguar për Gazetën Fjala se çmimi miellet në Kosovë është duke u shitur me 23 centë. Ai tregon se çmimi nuk ka ndryshuar as në vendet e regjionit.

“Çmimi nuk ka ndryshu as në regjion e askund tjetër. Çmimi shkon nga 23 cent e lartë varësisht nga mielli qe e merr”.

Të korrurat ende nuk kanë përfunduar krejtësisht, rreth 95 për qind po.” “Çmimi i grurit varet edhe nga importuesi”. “Çmimi nuk ka ndryshu as në tregun botëror, edhe ndryshimet të cilat bëhen janë të vogla kështu që nuk kanë ndikim” “Çmimi nuk mundet me u rrit kurrsesi, ky ndryshim ndodhë vetëm nëse ka krizë në vendet që prodhojnë në sasi të madhe” “Importojnë nga Rusia, Bullgaria, Vojvodina

 Ekspertët e ekonomisë, vlerësojnë se ulja e TVSH-së, nuk është  një instrument që  mund të ndikoj te çmimet e konsumit.

Berat Thaqi, nga Instituti për Studime të Avancuara, GAP, ka treguar,se pavarësisht uljes së TVSH-së, çmimet mund të rriten, nëse ka rritje të kostos së prodhimeve.

“Pavarësisht uljes së TVSH-së, çmimet e konsumit mund të rriten në rast së ka rritje së kostos së prodhimeve p.sh. nga rritja e çmimit të rrymës apo rritja e çmimeve te inputeve tjera në tregjet botërore p.sh. miellit”.

 Kurse,  në bazë të statistikave buxheti i një familje në Kosovë bazuar në atë se sa kanë shpenzuar ata, ka arritur mesatarisht në 7 mijë e 539 euro. Ndërkaq, për kokë banori, një kosovar i vetëm shpenzoi 1 mijë e 460 euro.  Këto të dhëna flasin për rënie drastike të standardit të jetesës ndër vite.

Kjo vërehet edhe nga ajo se ku u shpenzuan këto mjete.

Kosovarët gati gjysmën e parave që kanë në dispozicion i shpenzojnë për ushqim, e shumë pak për arsimin, shëndetësi e veshmbathje.

“Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar për ushqim (42%) dhe për banim (29%). Pasojnë shpenzimet për veshmbathje me 5% dhe nga 4% për transport, alkool, duhan dhe për mobile”, thonë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/buka-nuk-u-lirua-kurre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala