Bitcoin hynë ilegalisht në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

19959261_10212169494105435_2527870242205932373_n

 

Ndonëse në Kosovë llogaritet ilegale, monedha virtuale e quajtur Bitcoin, po mendohet ta sfidoi seriozisht valutën që përdorin kosovarët. Pajisjet që do të vendosen nëpër qytete të ndryshme kanë kaluar pa kurrfarë problemi pikat kufitare.

Për pak muaj të këtij viti në vend janë importuar pajisje të Bitcoin në vlerë prej 800 mijë eurosh. Por institucioni më i madh financiar në Kosovë, Banka Qendrore e Kosovës, këto monedha i konsideron ilegale, shkruan Gazeta Fjala.

Besnik Kada, zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë për Gazetën Fjala se ende nuk ka një instrument ligjor që e rregullon përdorimin e parave virtuale. Monedha e vetme zyrtare deri më tani në Kosovë është euro.

“Ndërsa sa i përket parave virtuale ato nuk janë të rregulluara ligjërisht si valuta apo instrumente të pagesave”, ka thënë Kada.

Meqë janë ilegale, ato nuk do t’i pranojnë as bankat.

Sipas Iliriana Tahirajt, zyrtare për media në Raiffeisen Banka, përdorimi i monedhës virtuale nga ana e bankave nuk është në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme në vend. Ajo thotë se Raiffeisen ende nuk ka filluar përdorimin e këtij sistemi në bankë.

“Prandaj, mund ta konfirmojmë se Banka Raiffeisen nuk pranon para virtuale”, ka thënë Tahiraj. Megjtihëkëtë sipas Doganës së Kosovës, deri më tani në vend janë importuar pajisje në vlerë prej 800 mijë eurosh, të cilat shërbejnë për prodhimin apo montimin e këtyre pajisjeve që mundësojnë përdorimin e Bitcoin. “Deri më tani janë 4 mijë e 300 copë kartela”, thotë Kada.

Sa i përket faktit se janë monedha ilegale, Stavileci është shfajësuar duke thënë se këto pajisje dogana i trajton sikur pjesët e tjera të kompjuterit. “Jo domosdoshmërisht secila prej tyre është përdorë për to, por sidoqoftë Dogana e ka një lloj manuali me të cilin e përcjellë importin e këtyre pajisjeve që në çdo rast të kemi evidenca të sakta”, thotë Kada.

Pavarësisht kësaj, në vend tashmë vetëm se janë bërë gati aparatet për shitje dhe blerje përmes Bitcoin. Kushtrim Shala bashkëthemelues i ICT Aëards, në Facebook ka publikuar tri fotografi nën mbishkrimin “ekskluzive” në të cilat tregohen këto pajisje. Ai po ashtu shkruan se këtë risi në vend e sjellin dy kompani Albvision dhe ICTS media.

Rreziku nga Bitcoin për ekonominë

Ndërkohë edhe sikur të ishte legale, rreziku nga kjo monedhë për ekonominë është evidentë.

Njohësit e teknologjisë dhe monedhës Bitcoin thonë se nëse kjo monedhë përdoret siç duhet, atëherë nuk do ta paraqiste kurrfarë rreziku. Megjithatë jo gjithmonë ndodh kështu.

Florent Talifi njohës i monedhës Bitcoin, përmes rrjetit të tij social Facebook, ka sqaruar se kjo monedhë mund të përdoret edhe në Kosovës nëse shfrytëzohet brenda parametrave. Po ashtu, edhe nëse do të ekzistonte besimi në monedhë.

“Por kur besimi në atë para nuk ekziston, kur ka manipulime të brendshme dhe të jashtme në vlerën e saj, kur prodhohet në mënyrë të pa kontrolluar, atëherë vlera ndryshon në mënyrë jonatyrale”, thotë Talifi.

Ndërkaq Dite Gashi, pjesëtari i sistemeve blockchain dhe bitcoin nga Kosova, një problem kryesor me ketë monedhë është pikërisht vlera e saj jostabile e cila mund të pengoj kalimin e saj në monedhë reale.

Ndërsa sa u përket hakerëve, Gashi nuk e ndjen rrezikun e tyre. Sipas tij nuk janë problem si më herët, pasi këmbimoret kanë ngritur sigurinë dhe kanë ndodhur më pak vjedhje të të dhënave.

“Normalisht nëse nuk keni kujdes me çelësat e juaj privat dikush mund të ju vjedh Bitcoinat”, ka thënë Gashi. Ndërkaq forma e funksionimit të tij edhe në vendit tonë mund të bëhet sikurse në vendet tjera, përmes email adresës.

“Në nivel të përdoruesit mund ta vendosni Bitcoinin në funksion duke hapur një portofol online ose duke u regjistruar në një nga këmbimorët e shumta”, thotë Gashi.

Përdorimi i monedhës virtuale nga ana e bankave nuk është në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme në vend. Në Bankën Qendrore të Kosovës ky tregtim është i jashtëligjshëm.

Ilirjana Tahiraj, zyrtare për media nga Raiffeisen Bank, thotë se banka e saj ende nuk ka filluar përdorimin e këtij sistemi në bankë.

“Prandaj, mund ta konfirmojmë se Banka Raiffeisen nuk pranon para virtuale.”

Çka është Bitcoin?

Përdorimi i saj bëhet përmes një sistemi të quajtur blockchain, i cili nuk kontrollohet nga sistemi bankar.

Ajo po ashtu është më e lirë dhe më e lehtë për t’i kryer shërbimet me të por jo edhe stabile pasi vlera e saj mund të ndryshoj. E arsye e këtij ndryshimi është rritja e përdorueshmërisë.

Për herë të parë vlera e saj u ngrit të mars të këtij viti, çmimi për një bitcoin u ngrit mbi vlerën e një unce ari (1 uncë = 28.3495 gramë).

Mirëpo me uljen e popullaritetit mund të bëhet dhe ulja e vlerës së saj në treg. Shfrytëzimi i saj mund të bëhet duke filluar me këmbimin e valutave të përdorshme me ato digjitale, kjo mund të bëhet me para kesh por edhe me blerje direkte përmes internetit.

Kjo valutë nuk është e kontrollueshme nga bankat, pra nga një sistem legal i cili ka përgjegjësi ndaj kërkesave të konsumatorit.

Përmes tij mund të ndodhin dhe shpëlarje parash, pasi kalimi i parave nga një llogari në tjetrën mund të bëhet në mënyrë anonime.

Komisionit Evropian: Kjo valutë paraqet rreziqe

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Oliver Salles, në seancën e mbajtur nga komuniteti ekonomik pohoj se kjo valutë paraqet rrëziqe.

“Ata nuk mbrojnë të drejtat e konsumatorit dhe ka edhe disa rreziqe në aspektin e stabilitetit të platformave, luhatshmërisë së çmimit dhe gjithashtu kërcënime klasike kibernetike si vjedhje, hacking dhe humbje”, ka thënë ai.

Në gusht të vitit të kaluar kompania nëpërmjet një komunikimi për mediat, ka pranuar se hakerat vodhën 119,5756 bitcoin nga klientët e saj, apo 65 milionë dollarë vlera e tyre në tregun e sotëm.

Mirëpo, sikur Salles nuk mendon edhe Jeremy Millar, partner me Magister Advisors, themelues të sistemit blockchain.

Ai u është përgjigjur këtyre opinioneve të komitetit ekonomik duke thënë “Është më lehtë për të zbuluar krimin në bitcoin se sa është në të holla”, raporton Neë European Parliament.

Sipas saj, nëse ky sistem i përdorimit të parave në mënyre digjitale, bëhet legal, u mundëson organeve që më lehtë t’i menaxhojnë problemet të cilat mund të shfaqën në përdorim të tyre.

Se përdorimi i parave vetëm përmes formës digjitali do të ndihmonte në kontrollimin e krimit financiar mendon dhe Dr.Thaer Sabri, nga Shoqata e Parave Elektornike.

“Unë mendoj se industria është mbështetëse e bërjes së një rregulli për krimin financiar”. /Gazeta Fjala/ (Alberta Hashani)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/bitcoin-hyne-ilegalisht-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala