72 mijë vota të humbura

Autori:Gazeta Fjala

fletevotime-e1497210948512

“Nuk e meritoni asnjëri”. Kështu kishte shkruar një qytetarë i pakënaqur në  fletëvotimin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor.

Pakënaqësinë që kanë me skenën politike në Kosovë, një pjesë e madhe e qytetarëve e shprehën duke i shkarravitur fletëvotimet ose duke i lënë të zbrazëta.

Mbi 65 mijë persona qoftë nga mos dija se si votohet, qoftë nga pakënaqësia i bënë të pavlefshme. Ndërsa 6 mijë të tjerë nuk i plotësuan fare.

Gazeta Fjala ka kalkuluar numrin e fletëvotimeve të pavlefshme në tërë komunat e Kosovës, në zgjedhjet e para dy javëve, duke nxjerrë kështu në total numrin e përgjithshëm të tyre në nivel vendi.

72 mijë e 143 është totali i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Numri i votave të pavlefshme në të gjitha komunat e Kosovës është 65 mijë e 373 vota, ndërsa numri i fletëvotimeve të zbrazëta në të gjitha komunat e Kosovës është 6 mijë e 770”, thuhet në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që ka publikuar Komisioni Qendror Zgjedhor në sajtin e tyre.

Komuna që prinë me numrin e fletëvotimeve të pavlefshme është Prishtina me 6 mijë e 753 vota të pavlefshme dhe 739 të zbrazëta, e që ndiqet nga Prizreni me 5,202 vota të pavlefshme për zgjedhjet e fundit.

Komuna që ka më së paku vota të pavlefshme është ajo e Mamushës, ku numri i tyre është vetëm 93, që pasohet nga komuna e Kllokotit me 140 vota të pavlefshme.

Në këto zgjedhje edhe numri i fletëvotimeve që janë lënë të zbrazëta, ka qenë i madh. Vetëm në Prizren numri i tyre arrin në 829.

Burjani: Fletëvotimet e pavlefshme janë bërë me qëllim

Në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se janë duke e analizuar se pse është një numër kaq i madh i këtyre fletëvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Fjala se pas analizës së tyre do të dihet më shumë se pse ka ardhur deri te votat e pavlefshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas çdo procesi zgjedhor analizon aspektet e tij. Në këtë drejtim ne do të shohim edhe natyrën e pavlefshmërisë së votave. Pra, do të dihen më shumë arsyet se përse ka ardhur deri tek votat e pavlefshme”, ka thënë Elezi për Gazetën Fjala.

Ndërkohë, njohës të procesit zgjedhore thonë se fletëvotimet e pavlefshme janë bërë me qëllim e jo nga mosdijenia, pasi që qytetarët nuk kanë dashur të votojnë.

“Mendohet se fletëvotimet janë të pavlefshme për shkak të jo edukimit të mirë të votuesve, mirëpo kësaj here ka pas shumë edukues dhe informues se si votohet andaj mund të ndodhë që edhe votuesit nuk kanë dashur të votojnë, e për këtë arsye ka pas shume fletvotime te pavlefshme”, ka thënë Burjani për Gazetën Fjala.

Në zgjedhjet e kaluara mbi 100 mijë fletëvotime të pavlefshme

Numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara. Madje në zgjedhjet lokale që ishin mbajtur më 3 nëntor të 2013, numri i tyre arrinte mbi 100 mijë sosh.

Për këtë analistës kishin fajësuar KQZ-në dhe partitë politike, të cilat nuk kishin bërë informimin e duhur të qytetarëve rreth procedurës së votimit, por kishin thënë se këto fletëvotime kanë mundur të jenë edhe rezultat i gabimeve të qëllimshme.

Publisicisti Astrit Gashi kishte thënë për media se arsyeja pse kishte pasur numër kaq të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ishte se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në veçanti partitë politike nuk kishin bërë një fushatë aktive të informimit të qytetarëve për mënyrën e votimit – posaçërisht për votimin për asamble.

Sipas Gashit, shumë qytetarë ishin hutuar duke votuar disa prej kandidatëve për këshilltarë të komunës, ndërsa do të duhej të votonin vetëm një.

Ndryshe në zgjedhjet e 22 tetorit për të zgjedhur përfaqësusesit e tyre lokal,  të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 890 mijë e 952 persona. (Arjeta Shabani)/Gazeta Fjala/.

 Fletëvotimet e pavlefshme sipas komunave

Deçan

Fletëvotime të vlefshme 15 mijë e 279

Të pavlefshme 1 mijë e 248

Të zbrazëta 38

Gjakovë

Të vlefshme 40 mijë e 282

Të pavlefshme 3 mijë e 243

Të zbrazëta 352

 Gllogovc

Të vlefshme 21 mijë e 777

Të pavlefshme 2 mijë e 747

Të zbrazëta 230

Gjilan

Të vlefshme 42 mijë e 854

Të pavlefshme 3 mijë e 518

Të zbrazëta 496

 Dragash

Të vlefshme 14 mijë e 19

Të pavlefshme 797

Të zbrazëta 134

Istog

Të vlefshme 19 mijë e 164

Të pavlefshme 1 mijë e 161

Të zbrazëta 230

Kaçanik

Të vlefshme 15 mijë e 182

Të pavlefshme 1 mijë e 347

Të zbrazëta 71

Klinë

Të vlefshme 17 mijë e 261

Të pavlefshme 1 mijë e 361

Të zbrazëta 157

Fushë Kosovë

Të vlefshme 14 mijë e 477

Të pavlefshme 1 mijë e 292

Të zbrazëta 88

Kamenica

Të vlefshme 16 mijë e 825

Të pavlefshme 1 mijë e 352

Të zbrazëta 104

 Mitrovica

Të vlefshme 28 mijë e 463

Të pavlefshme 2 mijë e 925

Të zbrazëta 268

 Leposaviq

Të vlefshme 7 mijë e 390

Të pavlefshme 866

Të zbrazëta 137

Lipjan

Të vlefshme 26 mijë e 827

Të pavlefshme 2 mijë e 386

Të zbrazëta 277

Novobërdë

Të vlefshme 5 mijë e 13

Të pavlefshme 436

Të zbrazëta 56

 Obiliq

Të pavlefshme 11 mijë e 416

Të vlefshme 1 mijë e 152

Të zbazëta 242

Rahovec

Të vlefshme 21 mijë e 874

Të pavlefshme 1 mijë e 709

Të zbrazëta 202

 Pejë

Të vlefshme 41 mijë e 602

Të pavlefshme 2 mijë e 781

Të zbrazëta 190

Podujevë

Të vlefshme 36 mijë e 374

Të pavlefshme 3 mijë e 424

Të zbrazëta 215

Prishtinë

Të vlefshme 81 mijë e 906

Të pavlefshme 6 mijë e 753

Të zbrazëta 739

Prizren

Të vlefshme 62 mijë e 277

Të pavlefshme 5 mijë 202

Të zbrazëta 829

Skenderaj

Të vlefshme 15 mijë e 706

Të pavlefshme 1 mijë e 455

Të zbrazëta 123

 Shtime

Të vlefshme 11 mijë e 976

Të pavlefshme 1 mijë e 84

Të zbrazëta 127

Shtërpcë

Të vlefshme 7 mijë e 311

Të pavlefshme 516

Të zbrazëta 5

Suharekë

Të vlefshme 27 mijë e 84

Të pavlefshme 1 mijë e 904

Të zbrazëta 254

Ferizaj

Të vlefshme 46 mijë e 984

Të pavlefshme 4 mijë e 479

Të zbrazëta 372

Viti

Të vlefshme 19 mijë e 378

Të pavlefshme 1 mijë e 669

Të zbrazëta 172

Vushtrri

Të vlefshme 28 mijë e 841

Të pavlefshme 2 mijë e 662

Të zbrazëta 269

 Zubin Potok

Të vlefshme 3 mijë e 407

Të pavlefshme 480

Të zbrazëta 6

 Zveqan

Të vlefshme 3 mijë e 753

Të pavlefshme 465

Të zbrazëta 38

Malishevë

Të vlefshme 20 mijë e 751

Të pavlefshme 1 mijë e 854

Të zbrazëta 116

Junik

Të vlefshme 2 mijë e 487

Të pavlefshme 131

Të zbrazëta 10

Mamushë

Të vlefshme 2 mijë e 519

Të pavlefshme 93

Të zbrazëta 1

Hani i Elezit

Të vlefshme 4 mijë e 709

Të pavlefshme 278

Të zbrazëta 29

Graqanica

Të vlefshme 7 mijë e 742

Të pavlefshme 1 mijë e 41

Të zbrazëta 23

Ranillug

Të vlefshme 2 mijë e 912

Të pavlefshme 280

Të zbrazëta 24

Partesh

Të vlefshme 2 mijë e 386

Të pavlefshme 298

Të zbrazëta 6

Kllokot

Të vlefshme 2 mijë e 201

Të pavlefshme 140

Të zbrazëta 30

Mitrovica e Veriut

Të vlefshme 7 mijë e 325

Të pavlefshme 841

Të zbrazëta 110.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/analiza/72-mije-vota-te-humbura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala