​Federer 20, triumfon në Australian Open

Autori:Gazeta Fjala

federer-1-780x439

Roger Federer ka mposhtur Marin Cilic në finale, për të fituar për herë të gjashtë në karrierë Australian Open

Tenisti zviceran, Roger Federer e ka nisur në mënyrë perfektë vitin 2018, duke fituar Grand Sleamin e parë, atë të Australian Open.

Federer triumfoi pas një gare shumë të fortë, duke mposhtur në finale tenistin kroat, Marin Cilic 3:2 në sete (6:2, 6:7, 6:3, 3:6 dhe 6:1).

zvicerani e nisi shumë mirë duke fituar setin e parë 6:2, por humbi në seti e dytë 6:7. Federer sërish fitoi setin e tretë 6:3, por u mposht në setin e katërt 3:6.

Në setin e pestë, atëherë kur duhej më së shumti, Federer tregoi forcën e tij, duke fituar në fund 6:1.

Ky ishte titulli i gjashtë i Federer në Australian Open dhe Grand Sleami i 20 në karrierë, më shumë se sa çdo tenist tjetër në histori. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/an-open/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala