Amerika arreston 11 persona në operacionin “Kosova”

Autori:Gazeta Fjala

1981618_051117-wabc-ice-arrests-01-img-600x360

Agjentët special të Agjencisë për Imigrim dhe Dogana dhe ata të Hetimeve për Sigurinë e Atdheut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar së bashku me oficerët policorë të Puerto Rico arrestuan 11 persona për trafikim droge dhe posedim ilegal të armëve. E si për çudi, ky aksion u quajt Operacioni “Kosova”.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Imigrim dhe Dogana, Operacioni “Kosova” ka ardhur si pjesë e hetimeve që janë bërë nga muaji maj deri në muajin nëntor të vitit 2018. Kriminelët e arrestuar shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë në lagjen Villa Evangelina në komunën e Manatit. Tani 14 të dyshuarit tani përballen me akuzën për posedim të armëve pa leje dhe trafikim droge.
Personat e arrestuar janë:

Luis Ortega-Lugo, i njohur si Chembo

Jeyro Ayala-Crespo, i njohur si Jero

José Tobar-Oterao, i njohur si El Visco

Josué Arroyo-Ayala, i njohur si Deiby

Jessie Rodríguez-Lugo, i njohur si Chicky

Xavier Rivera-Santiago, i njohur si Payco

José Antonio Flores-Torres, i njohur si Chory

Adalberto Quiles-Negrón, i njohur si El Berto

Juan Laureano-Miranda, i njohur si Juanchy

Jan Paul Quiñones-Mujica, i njohur si Menor

Jeremy Torres-Rosario

Ndërsa tre të tjerë mbeten ende në arrati. Ata që u arrestuan në Operacionin “Kosova” tani do shfaqen para gjykatës me datën 23 dhe 24 korrik, në ora 13:00 dhe 15:00.

Asistent prokurori, David Henek ka kërkuar që të akuzuarit të dënohen me minimum 5 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/amerika-arreston-11-persona-ne-operacionin-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala