Ambasadori Vllahiu në rolin e kryeministrit të Kosovës në Pragë

Autori:Gazeta Fjala

edi-Rama-600x360

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka udhëtuar sot për në Pragë të marrë pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit të organizuar e drejtuar nga Republika e Çekisë, shkruan Gazeta Express.

Arsyetimi i kreut të AAK-së për mospjesëmarrje në këtë organizim në Pragë, ka qenë angazhimi për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë”, kishte thënë Haradinaj në arsyetimin e tij.

Mirëpo, Haradinajn po e zëvendëson ambasadori i Republikës së Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu.

Kjo është parë në një fotografi të publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në profilin e tij zyrtar, raporton Gazeta Express.

Vllahiu, gjithashtu, sot është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Pragë, Stepehn B. King, nga i cili ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Një takim i tillë ka ardhur në një kohë kur nga presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, po bëhen deklarata kundër pavarësisë së Kosovës.

Zeman ka paralajmëruar se do të marrë iniciativë për të shqyrtuar tërheqjen e njohjes për Kosovën, megjithatë Qeveria e Çekisë ka qëndrim plotësisht të kundërt me Zemanin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasadori-vllahiu-ne-rolin-e-kryeministrit-te-kosoves-ne-prage/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala