Ambasadori serb në OKB: S’jemi në dijeni se Prishtina po aplikon sërish në UNESCO

Autori:Gazeta Fjala

UNESCO-650x358

Ambasadori i Serbisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Darko Tanaskoviq, ka thënë për Novostin se ekipi serb nuk është në dijeni për një tentativë tjetër të Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

“Në këtë moment, s’jemi në dijeni të ndonjë përgatitje konkrete të Prishtinës për të aplikuar përsëri për pranim në UNESCO”, pohoi Tanaskoviq.

Ai ka shtuar se nëse Kosova provon përsëri, njëjtë si herën e parë kjo do të jetë një çështje “e nxehtë” në OKB, ndërsa ka deklaruar se Serbia nuk e ka pushuar asnjëherë veprimtarinë e saj duke u treguar shteteve se përse Kosova nuk bën të pranohet në UNESCO.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasadori-serb-ne-okb-sjemi-ne-dijeni-se-prishtina-po-aplikon-serish-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala