Ambasadori i ri amerikan: Krijimi i ushtrisë, hap pozitiv për Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

fsk-1-1364_1485091681-5235142-800x460

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan tha në një intervistë për televizionin publik se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”.

Kosnett ka ritheksuar se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasadori-i-ri-amerikan-krijimi-i-ushtrise-hap-pozitiv-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala